Politike

"Paqja e vetmja që mbështesim të palëkundur"/ Rama në Knesset: Shqipëria, vendi që strehoi më shumë hebre

Rama u shpreh ndër të tjera se shqiptarët e bënë vendin e tyre të vogël, të vetmin vend në Europë që ndihmuan hebrejtë.

26 Janar 2026, 16:19 Nga E.d
"Paqja e vetmja që mbështesim të palëkundur"/ Rama
Edi Rama

IZRAEL- Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit se Shqipëria është vendi që strehoi më shumë hebre. Rama u shpreh ndër të tjera se shqiptarët e bënë vendin e tyre të vogël, të vetmin vend në Europë që ndihmuan hebrejtë.

“Shqipëria është i vetmi vend që doli nga lufta e dytë botërore me shumë hebrenj të strehuar brenda territorit të saj. Vij këtu pasi Kuvendi miratoi vendimin për tu bërë pjesë e bordit të paqes dhe të bëjë Shqipërinë vend themelues të bordit të paqes që do të kontribuojë në këtë dritare mundësie të re, për paqe, për popullin e gazës dhe rajonin”, tha Rama./Dosja.al

edi rama izrael hebre

Sondazh

Poll