Rama në Izrael: Për pak na u shkatërruan sistemet digjitale! Shqipëria strehoi mijëra iranianë dhe u përballëm me sulme kibernetike
IZRAEL- Kryeministri Rama ka deklaruar ditën e sotme se sulmet iraniane për pak shkatërruan infrastrukturën digjitale të vendit. Gjatë fjalës së tij në Parlamentin izraelit, Rama tha se Shqipëria strehoi mijëra iranianë dhe u përball me sulme kibernetike nga ta. Në lidhje me këtë, lideri i qeverisë u shpreh se vendi ka mbyllur çdo lidhje me ta dhe regjimin e tyre.
"Ne i rezistuam sulmeve të egra që për pak shkatërruan infrastrukturën tonë digjitale. U këshilluam nga miqtë tanë të mëdhenj që mos të reagojmë në mënyrë të nxituar ndaj Iranit sepse ata janë të mëdhenj. Ne kemi ndërprerë dhe lidhjen më të hollë që kishim me regjimin dhe kemi mbyllur çdo lidhje me ta. Nuk e kam të shkruar këtu, dhe dua të them këtë, bashkëshorti i dikujt që është grek, por me origjinë iraniane na tregoi për krimet e ndodhura ditë më parë në Iran ku tregjet janë rrethuar nga vrasës. Teksa media po flet për rreth 30 mijë të vrarë, nuk po shohim protesta rreth e përqark Evropës kundër regjimit të Ajatollahëve”, tha Rama./Dosja.al

