Aktualitet

Plagosi me thikë vajzën para vendit të punës, arrestohet 56-vjeçari në Durrës, ja si ndodhi ngjarja

56-vjeçari rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg. Ndërsa, e ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes.

26 Janar 2026, 15:34 Nga E. D
Plagosi me thikë vajzën para vendit të punës, arrestohet
foto ilustruese

DURRËS- 56-vjeçari, i cili ditën e sotme plagosi me thikë vajzën e tij, Xhensila Ndoji, 24-vjeç është arrestuar nga policia. Mikel Ndoj ishte i divorcuar për shkak të dhunës së vazhdueshme që ky i fundit kishte ushtruar në familje.

56-vjeçari rezulton një person me precedent penal në shtetin Italian për dhunë, vepër për të cilën kishte kryer edhe disa vite burg. Ndërsa, e ëma e vajzës së plagosur punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes.

Krimi ndodhi në ambientet e jashtme të një agjencie imobiliare ku punonte vajza. I plagosur ka mbetur gjithashtu edhe kolegu i 24-vjeçares i cili ndërhyri për të parandaluar përshkallëzimin e krimit. 24-vjeçarja Xhesika Ndoj dhe kolegu i saj i punës vijojnë në spital nën kujdesin mjekësor./Dosja.al

xhensila ndoji mikel ndoj

Sondazh

Poll