Aktualitet

E rëndë! Njerku dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur të partneres në Gjirokastër (EMRI)

Autoritetet policore kanë bërë të ditur ngjarjen, përmes metodave hulumtuese, ndërkohë që nga ana e 12-vjeçares apo nënës së saj, nuk ka një denoncim konkret.

26 Janar 2026, 12:33 Nga D.S
E rëndë! Njerku dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e mitur
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Klement Kursën, 39 vjeç, nga Dibra banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e mitur të partneres së tij.  Autoritetet policore kanë bërë të ditur ngjarjen, ndërkohë që nga ana e 12-vjeçares apo nënës së saj, nuk ka një denoncim konkret.

Sipas uniformave blu, Klement Kursa ka qenë i arrestuar pesë ditë më parë në një aksion nga Policia e Dibrës dhe ajo e Gjirokastrës, pasi ai së bashku me të vëllanë e tij binjak, dyshohet të jenë autorë të një vrasjeje të ndodhur në Dibër në vitin 2018.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e binjakëve dibranë në Gjirokastër, u gjetën dhe u sekuestruan, 3 armë zjarri, 2 kallashnikovë dhe 1 pushkë, 1 thikë, 3 krehëra, municion luftarak, 1 maskë dhe 3 aparate celularë. Gjykata e Gjirokastrës e la të lirë Klement Kursën, në seancën e vlerësimit të masës së arrestit, ndërsa sot është arrestuar sërish për dyshime për ngacmim seksual ndaj të bijës së bashkëjetueses gjirokastrite./Dosja.al

klement kursa

Sondazh

Poll