Aktualitet

“Investo në bursa!”/ Publikohen pamjet nga investigimi i ‘Le Iene’ dhe 'Piranjave': SPAK dhe BKH zbarkuan te zyrat, por i gjetën bosh!

Në emision thuhet se, kur agjentët e BKH shkuan në zyra, database-et ishin të boshatisura.

26 Janar 2026, 12:59 Nga D.S

“Investo në bursa!”/ Publikohen pamjet nga investigimi i

TIRANË- Programi televiziv “Le Iene”,  ka publikuar pamjet nga hetimi i grupit të Call Center-ave në Tiranë, ku u arrestuan tetë persona. Në emision thuhet se, kur agjentët e BKH shkuan në zyra, database-et ishin të boshatisura. Gjithashtu mësohet se, agjentët ndoqën personat e përfshirë dhe zbuluar bazën e re nga ku do të vijonte operacioni tjetër për mashtrimin e europianëve.

Hetimet zbulojnë se 500 kompjutera ishin gati për aksion, ku do të vijonte operacioni për të përfituar dhjeta milionë euro në muaj. "Le Iene" zbulon se, në zyrat e reja u gjetën qindra hard disqe të jashtme, USB dhe materiale ku mendohet se kodet për të hyrë në portofolet digjitale ku fshihen paratë e vjedhura.

GJKKO, ka dhënë masat për:

Remir Gjoligaj- arrest me burg

Endri Gjata- arrest me burg

David Qerimi- arrest me burg

Elis Merkaj- arreat me burg

Rentjan Peposhi – arrest me burg me afat 20 ditë

Odeas Kuqi- arrest me burg me afat 20 ditë

Hysen Xhepexhiu- arrest me burg

Klaudio Kaçupi – arrest me burg/Dosja.al

le iene call ceneterat shqiptar

Sondazh

Poll