Aktualitet

Nis greva e kamionistëve në Maqedoninë e Veriut! Ja cilët kamionë lejohen të kalojnë në kufi

Ajo është organizuar shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut, Mal i Zi, Bosnjë dhe Serbisë, për shkak të kufizimeve ditore të kamionistëve në vendet e zonës shengen.

26 Janar 2026, 14:07 Nga E.d
Nis greva e kamionistëve në Maqedoninë e Veriut! Ja cilët
Foto ilustruse

MAQEDONI- Greva e lajmëruar dy ditë më parë në pikën kufitare të Qafë Thanës, në kufi me Maqedoninë e Veriut ka nisur. Ajo është organizuar shoqata e kamionistëve të Maqedonisë së Veriut, Mal i Zi, Bosnjë dhe Serbisë, për shkak të kufizimeve ditore të kamionistëve në vendet e zonës shengen. Bëhet me dije se asnjë kamion nuk lejohet të hyjë apo të dalë në pikën kufitare të Qafë Thanës.

Kjo me përjashtim të atyre që transportojnë ilaçe, kafshë të gjalla, municione apo armë. Megjithatë ka pasur hyrje të pakta nga Maqedonia e Veriut të kamionëve dhe mjeteve të tjera të transportit të mallrave deri në orë 12:00. Pas kësaj ore lëvizjet janë bllokuar. Kamionët kanë kryer veprimet në të dyja doganat dhe më pas i janë nënshtruar kontrollit në skaner./Dosja.al

qafe thane kamionistë maqedonia e veriut

Sondazh

Poll