Aktualitet

Aksident i rëndë rrugor në Gramsh, humbin jetën dy persona dhe plagoset rëndë një i tretë

Bëhet me dije se në automjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra.

26 Janar 2026, 14:22 Nga E.d
Aksident i rëndë rrugor në Gramsh, humbin jetën dy persona
Foto ilustruse

GRAMSH- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Kabash-Poroçan, në afërsi të fshatit Bardhan të Gramshit në Elbasan. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë humbur jetën. Gjithashtu është plagosur edhe një person tjetër, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndëtësore.

Bëhet me dije se në automjet udhëtonin tre persona, pjesë e personelit të shërbimit në fshatra. Konkretisht një mësuese, një infermiere dhe drejtuesi i automjetit. Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë rruga e vështirë dhe kushtet e terrenit. Gjë kjo e cila, mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit./Dosja.al

gramsh dy viktima aksident

Sondazh

Poll