Bota

VIDEO/ Trageti gati sa nuk përmbytet në mes të detit, alarmohen pasagjerët në bord

17 Shkurt 2020, 12:15 Nga DOSJA
VIDEO/ Trageti gati sa nuk përmbytet në mes të detit, alarmohen

BRITANI– Britania e Madhe u godit nga stuhia e dytë e quajtur ‘Denis’, pak ditë pas stuhisë “Kiara”. Një traget është lëkundur shumë në det gati sa nuk është përmbytur, si pasojë e stuhisë ‘Denis’, e cila shoqërohet me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm.

Pasagjerët në bord janë alarmuar, por sipas medieve të huaja, falë aftësive të stafit, u bë i mundur ankorimi pa u lënduar asnjë pasagjer.

Stuart Bell ishte duke vizituar Ishullin e Arranit kur ai filmoi tragetin që i afrohej terminalit të Ferry Calmac. Mbi 50 mijë pasagjerë u prekën nga vonesat dhe anulimet e fluturimeve të avionëve në aeroportet e zonave të goditura nga stuhia në Britani.

(a.m.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota britani e madhe stuhia denis trageti ne britani britani e madhe stuhia denis trageti ne britani

Sondazh

Poll