Bota

Publikohen imazhet e reja të Koronavirusit vdekjeprurës ‘SARS-CoV-2’ (FOTO)

17 Shkurt 2020, 11:38 Nga DOSJA
Publikohen imazhet e reja të Koronavirusit vdekjeprurës

KINË– Janë publikuar imazhe të reja të Koronavirusit “SARS-CoV-2”, të parë nga laboratorët Rocky Mountain të NIAID (RML) në Hamilton, Montana, i njohur më parë si (2019-nCoV) në mikroskopët elektronikë të skanimit dhe të transmetimit të martën e 11-shkurtit 2020.

‘SARS- CoV-2’ shkakton sëmundjen COVID-19, që tashmë është përhapur gjerësisht në Kinë, por edhe në 28 vende të ndryshme të botës.

Hulumtuesja e RML, Emmie de Wit, Ph.D, dha provat e virusit si pjesë e studimeve të saj, ndërsa Elizabeth Fischer prodhoi imazhet dixhitale RML.

Vini re se pamjet nuk duken  shumë më ndryshe nga MERS-CoV ose origjinale SARS-CoV. Kjo nuk është për t’u habitur, pasi pikat në sipërfaqen e koronavirusëve i japin kësaj familje të virusit emrin e saj -corona, e cila është fjala latine për “kurorë”, dhe shumica e çdo koronavirusi do të ketë pamjen e një kurore.

Virusi vdekjeprurës në Kinë ka vrarë deri më sot  1770  njerëz kryesisht në Kinë, por edhe në 28 vende të tjera të botës. Por ndërkohë që numri i viktimave po arrin në 2 mijë, të infektuar në rang global janë konfirmuar mbi 71 mijë të tjerë, një shifër goxha e lartë që po përhap panik në mbarë botën.

Burimi: niaid.nih.gov

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1770 viktima ne kine covid-19 koronavirusi në kinë virusi ne kine 1770 viktima ne kine covid-19 koronavirusi në kinë virusi ne kine

Sondazh

Poll