Bota

Mbahet koncerti i bamirësisë në Sidney, mblidhen 10 milion dollarë për të prekurit nga zjarret në Australi

17 Shkurt 2020, 09:01 Nga DOSJA
Mbahet koncerti i bamirësisë në Sidney, mblidhen 10 milion

Sidney– Në Sidney është mbajtur një koncert bamirësie për të prekurit nga zjarret e Australisë.

Australia prej më shumë se 5 muajsh është përballur me zjarret masive që kanë djegur me miliona hektarë tokë e pyje, si dhe duke ju marrë jetën  33 njerëzve.

Ndërkohë që situata është përmirësuar paksa dhe shumica e zjarreve janë  shuar,në Sidney është mbajtur një koncert bamirësie për të gjithë  të prekurit nga zjarri .

Sipas mediave të huaja në këtë koncert bamirësie kanë marrë pjesë rreth 70 mijë njerëz në Sidney për të dëgjuar nga afër performancat e artistëve që kënduan: Queen, Alice Cooper, Ronan Keating dhe Olivia Newton-John.

Ndërkohë  ndër të ftuarit specialë ishin edhe këngëtarë të famshëm australianë, si Delta Goodrem, Guy Sebastian apo banda e të rinjve “5 Seconds of Summer”.

33 viktima, 11 milion hektarë tokë të djegura dhe me qindra kafshë të vdekura si shkak i zjarreve, kanë qenë dëmet  e mëdha përgjatë këtyre 5 muajve. Nga koncerti i bamirësisë janë mbledhur për 10 orë, 10 milion dollarë që do të shkojnë për të gjithë njerëzit e prekur nga zjarret.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 10 milionë dollarë per te prekurit nga zjarret australi sidney zjarret ne australi 10 milionë dollarë per te prekurit nga zjarret australi sidney zjarret ne australi

Sondazh

Poll