Bota

Gjesti prekës, 21-vjeçarja kanadeze merr përsipër rrezikun e Koronavirusit, qëndron në Whan për të mos braktisur macen e

17 Shkurt 2020, 12:06 Nga DOSJA
Gjesti prekës, 21-vjeçarja kanadeze merr përsipër rrezikun

Whan– 21-vjeçarja kanadeze, Kristina Shramko, nuk ka dalë nga shtëpia e saj që prej shpërthimit të Koronavirusit për të mbrojtur macen e saj.

Ajo ka dalë për herë të fundit jashtë shtëpisë së saj për të blerë disa ushqime në supermarket dhe në atë moment disa përfaqësues e kontrolluan dhe i matën temperaturën, por ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Shramko është një kanadeze  që është rritur në Vancouver, ku studioi marketing. Ajo u njoh me të dashurin e saj, i cili jeton në Wuhan, kur vendosi të bënte disa ditë pushime në Whan. Ajo u transferua atje për të qenë më afër tij. 21-vjeçarja ishte vendosur në Whan vetëm 8 muaj para se të shpërthente koronavirusi.

Kur qyteti u mbyll, i dashuri i Shramkos ishte në një udhëtim pune. Sipas rregullave të karantinës ai tani nuk lejohet të kthehet në banesën e tij, kështu që ai po qëndron me një familje të huaj momentalisht.

Në këtë mënyrë Shramko ka mbetur vetëm me macen e saj Kitya, në banesën e tyre që ndodhet në Whan.

Kur autoritetet kanadeze evakuuan të gjithë qytetarët e  tyre në Whan, Shramko u regjistrua për të ikur. Por kur ajo mësoi se kishte një politikë të rreptë, që kafshët ishin të ndaluara rreptësisht në aeroplan, ajo nuk u largua në Kanada për të mos e lënë Kitya vetëm.

“Unë nuk e di kur do të marrë fund epidemia, kështu që është një lloj braktisje ndaj saj, edhe nëse unë ia dhuroj asaj një shoku.”-  tha Shramko për Business Insider.

Wuhan ka qenë i bllokuar që prej 23 janarit sepse qyteti prej 11 milion njerëzish është vendi ku edhe ka shpërthyer virusi vdekjeprurës. Virusi COVID-19, siç dihet deri më tani ka infektuar të paktën 70,000 njerëz dhe u ka marrë jetën 1770  njerëzve.

Shumica e këtyre rasteve janë në provincën Hubei, ku ndodhet Wuhan. Kina ka karantifikuar më shumë se 50 milion njerëz në të gjithë vendin. I gjithë transporti brenda dhe jashtë Wuhan është ndalur.

Burimi: businessinsider

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1770 viktima ne kine kanadezja nuk le vetem macen e saj ne kine koronavirusi në kinë 1770 viktima ne kine kanadezja nuk le vetem macen e saj ne kine koronavirusi në kinë

Sondazh

Poll