‘E mbajta 15 minuta varur në ajër’, skiatorja turke i shpëton jetën 12-vjeçarit, Sllovenia e shpall heroinë
17 Shkurt 2020, 09:46Nga DOSJA
SLLOVENI– Skiatorja e Skuadrës Kombëtare të Skive, Sla Kara mori pjesë në konkursin ‘Krvavec Giant Slalom’ të organizuar në datat 12 dhe 13 shkurt në Krvavec të Sllovenisë, për t’u përzgjedhur më pas për në Lojërat Olimpike të vitit 2020 K.
Ndërkohë ajo është vlerësuar maksimalisht për veprimin heroik që ka bërë në këtë garë duke i shpëtuar jetën një djali 12-vjeçar në atë resort skiimi në Krvavec të Sllovenisë, kanë shkruar mediat e huaja.
Sipas deklaratës Federata Turke e Skiimit u shpreh se Kara, 19-vjeçare, i shpëtoi mrekullisht jetën djalit 12-vjeçar duke e mbajtur 15 minuta të varur në ajër. Për 15 minutat që vajza e mbajti atë të varur , forcat e emergjncës shkuan dhe bënë të mundur shpëtimin e tij.
Kara, e cila u shpall “heroinë”, madje iu dha edhe një medalje nga Drejtoria e Policisë së qytetit,deklaroi:
“E mbaja për rreth 15 minuta. Meqenëse teleferiku ishte në lëvizje, zonat e objektit nuk na panë. Fëmija filloi të kishte frikë në atë moment. Pas pas sekontash fëmija nisi të rrëshqasë dhe unë nuk mund ta mbaja. Ndërkohë hodha shufrat dhe i vura dorezat. Me 2 duar po e mbaja por nisa të kisha frikë. Pasi e e mbajta për 15 minuta, njerëzit dhe policia erdhën në vendngjarje. Pastaj menjëherë zbrita dhe kontrollova gjendjen e fëmijës. Ata më thanë që po gjithçka ishte mirë dhe nuk kishte asnjë problem.” -u shpreh ajo.
Kara deklaroi se ka marrë shumë mesazhe mbështetëse nëpër mediat sociale. Ndër të tjera në fund Kara thotë se e ndiente si detyrim për të shpëtuar një jetë dhe se është shumë e lumtur për këtë gjest të mirë që ka bërë.
Sidney– Në Sidney është mbajtur një koncert bamirësie për të prekurit nga zjarret e Australisë.Australia prej më shumë se 5 muajsh është përballur me zjarret ma...
ANGLI– Britania e Madhe nuk po gjen qetësi, pas stuhisë së fuqishme “Ciara” që u përhap një javë më parë edhe në shtete të tjera të Europës.Dallgët në det kanë ...
JAPONI- Numri i viktimave nga koronavirusi ka arritur në 1.770 deri mbrëmjen e djeshme, ndërsa evakuimet filluan që gjatë natës nga një anije lundrimi që ishte...
KINË– Në Kinë numri i viktimave po rritet gjithnjë e më shumë, ku deri më tani raportohet për 1770 viktima dhe mbi 71 mijë të infektuar nga Koronavirusi....
KINË– Koronavirusi deri më tani ka shkaktuar 1,770 viktima. Ndërsa në të gjithë botën deri më tani janë konfirmuar si të prekur mbi 70 mijë persona.Ka pasu...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar Kosovën për 12-vjetorin e pavarësisë. Nëpërmjet një videoje në Facebook, Rama e ka quajtur këtë ditë si nëj ditë mja...
Kosovë- Sot Kosova feston 12-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga 116 vende të botës. Kosova po shënon këtë përvjetor...
ANGLI- Një fenomen i pazakontë ka ndodhur në Skoci nga era e fortë që ka goditur vendin. Prej ditës një erë e fortë po godet Britaninë e Madhe dhe dëmet kanë qe...
AUSTRALI-Në Sydney është mbajtur një koncert ku të gjitha të ardhurat do të shkojnë për të prekurit nga zjarret që përfshinë disa javë më parë Australinë.Sipas...