Bota

E dinte që më 7 janar se ka shpërthyer Koronavirusi, Presidenti kinez dha njoftimin zyrtar 2 javë më vonë

17 Shkurt 2020, 10:05 Nga DOSJA
E dinte që më 7 janar se ka shpërthyer Koronavirusi, Presidenti

KINË– Kundër kësaj çështje të papërgjegjshmërisë ishte një histori tjetër që po tregohej në Kinë, ku thuhet se qeveria ka fshehur bilancin e të vdekurëve në vend, duke shkaktuar kështu tensione edhe brenda vendit, për mos transparencë .

Ishte e vërtetë, pasi në datën  20 janar, kur Presidenti Kinez Xi Jinping komentoi publikisht për herë të parë për virusin, dhe urdhëroi marrjen e masave për të kontrolluar shpërthimin. Duke folur së bashku me Xi në Pekin një javë më vonë, drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) Tedros Adhanom Ghebreyesus vlerësoi “seriozitetin me të cilin Kina po merr këtë shpërthim” dhe falënderoi Pekinin për “transparencë.

Gjatë fundjavës, megjithatë, një transkript i një fjalimi të brendshëm të Partisë Komuniste u shfaq, dhe hodhi dyshime mbi këtë rrëfim, duke zbuluar se Xi e dinte dhe po drejtonte përgjigjen ndaj virusit në 7 janar,  gati dy javë para se ta komentonte atë publikisht.

Ky zbulim ngre pyetje të mëdha nëse ishte qeveria qendrore, jo autoritetet në Hubei, të cilët u shqetësuan për përgjigjen e tyre, duke lejuar që virusi të përhapet në të gjithë vendin, por edhe më gjerë në  botë.

Ai nënvizon gjithashtu vështirësinë në ruajtjen e imazhit të Xi – të mbrojtur me kujdes nga media shtetërore,  si një sundimtar pothuajse i gjithëpranishëm që mbikëqyr, dhe është i vetëdijshëm për gjithçka që po ndodh në vend. Me rritjen e kritikave për mos kontrollimin e koronavirusit, brenda dhe jashtë vendit.

Kush e dinte?

Në transkriptin e fjalimit, i botuar të shtunën nga revista zyrtare e Partisë Komuniste Qiushi, Xi “nxori kërkesa për parandalimin dhe kontrollin e koronavirusit të ri” gjatë një takimi të Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike, organit më të fuqishëm të vendimmarrjes së Kinës më 7 janar.

Ai dha udhëzime të mëtejshme më 20 janar dhe dy ditë më vonë, kur “kërkoi në mënyrë të qartë  për provincën e Hubeit për të zbatuar një kontroll gjithëpërfshirës dhe të rreptë mbi jetën  e njerëzve.

“Unë kam monitoruar, në çdo kohë, përhapjen e epidemisë dhe përparimin në punën e parandalimit dhe kontrollit, dhe vazhdoj të jap urdhra dhe udhëzime gojore,”-  ka thënë Xi.

Burimi: CNN 

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota 1770 viktima ne kine koronavirusi në kinë presidenti kinez xi jinping virusi ne kine 1770 viktima ne kine koronavirusi në kinë presidenti kinez xi jinping virusi ne kine

Sondazh

Poll