Bota

VIDEO/ I zemëruar se i hoqën foton, Thaçi nuk shkon në Kuvend, por kujton si lexoi deklaratën e pavarësisë së Kosovës,

17 Shkurt 2020, 11:35 Nga DOSJA
VIDEO/ I zemëruar se i hoqën foton, Thaçi nuk shkon në

KOSOVË– Presidenti Hashim Thaëi nuk është shfaqur sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës e cila po organizohet për nder të 12-vjetorit të pavarësisë së shtetit të Kosovës. Mediat kosovare shkruajnë se Presidenti i shtetit ka kujtuar 12 vite më parë momentin kur ai si kryeministër i Kosovës e kishte lexuar deklaratën e pavarësisë, me anë të një videoje në rrjetet sociale.

Popullit të Kosovës, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, nga zemra ju uroj dymbëdhjetë vjetorin e Shpalljes së Kosovës shtet të pavarur dhe Sovran,”- dëgjohet të thotë Thaëi në video. Mediat lokale shkrujnë se Thaçi është zemruar pasi kryeparlamentarja Vjosa Osmani, me të marrë detyrën, e zhvendosi fotografinë e tij nga kabineti i saj.

Sot Kosova feston 12-vjetorin e pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga  116 vende të botës.  Kosova do të shënojë këtë përvjetor të pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 12 vjetori i pavaresise se kosoves hashim thaci 12 vjetori i pavaresise se kosoves hashim thaci

Sondazh

Poll