Aktualitet

Aksident në Libofshë të Fierit/ Humb jetën drejtuesi i motorit

35-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital.

25 Janar 2026, 17:36 Nga D.S
Aksident në Libofshë të Fierit/ Humb jetën drejtuesi i
Foto nga vendngjarja

FIER- Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në fshatin Agim të Libofshës në Fier. Sipas policisë, një drejtues motori ka dalë nga rruga, duke humbur jetën.

35-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende ndërsa forcat policore vazhdojnë hetimet në vendngjarje për të përcaktuar saktësisht shkaqet.

"Fier/ Informacion paraprak. Në aksin rrugor "Fier-Libofshë", shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit."/Dosja.al

fshati libofshe fier aksident me vdekje humb jeten drejtuesi i motorrit

Sondazh

Poll