Aktualitet

“Qindra protestues mbushën Tiranën”/ Media britanike “The Mirror” i bën jehonë protestës së opozitës: Protestat anti-qeveritare  të organizuara nga PD do të vazhdojnë

Në artikullin e tyre shkruhet se protestuesit hodhën bomba me benzinë drejt zyrës së kryeministrit, ndërsa u plagosen edhe disa policë.

25 Janar 2026, 10:48 Nga E.d
“Qindra protestues mbushën Tiranën”/ Media britanike
Foto ilustruse

ANGLI- Media britanike 'The Mirror', i ka kushtuar një artikull protestës kombëtare të opozitës, e cila u zhvillua ditën e djeshme. Në artikullin e tyre shkruhet se protestuesit hodhën bomba me benzinë drejt zyrës së kryeministrit, ndërsa u plagosen edhe disa policë.

The Mirror shkruan se protestuesit janë përpjekur të bombardojnë dhe lagin me benzinë ndërtesat qeveritare, dhe se demostrata e organizuar nga Partia Demokratike, u mbajt në përgjigje të akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

“Një turmë njerëzish të mbledhur në kryeqytetin shqiptar të Tiranës hodhën kokteje molotov dhe fishekzjarre në zyrën e kryeministrit shqiptar Edi Rama. Demonstrata, e organizuar nga Partia Demokratike opozitare, u mbajt në përgjigje të akuzave për korrupsion ndaj zëvendëskryeministrit dhe tërhoqi mijëra njerëz. Policia thuhet se ka qëlluar gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve para se të drejtoheshin drejt godinës së Parlamentit në Tiranë.” shkruhet në artikull. 

Media britanike thekson faktin se vendi po përballet me një krizë të thelluar poltike, si pasojë e ngjarjeve të cilat kanë ndodhur së fundmi. Ata shkruajnë se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është akuzuar nga SPAK për korrupsion dhe ndërhyrje në tenderat publikë për të favorizuar kompani specifike në projekte infrastrukturore. 

“Një krizë politike është thelluar në Shqipëri që kur prokurorët antikorrupsion akuzuan zëvendëskryeministren Belinda Balluku për ndërhyrje në kontratat e mëdha shtetërore në fund të tetorit.

Ajo dyshohet se ka ndërhyrë në tenderat publikë për të favorizuar kompani specifike në projekte infrastrukturore, si Unaza e Madhe e Tiranës dhe Tuneli i Llogarasë. Balluku i ka mohuar akuzat ndaj saj, duke i quajtur ato "insinuata", "gjysmë të vërteta" dhe "gënjeshtra.

Pavarësisht se u hoq nga detyra në nëntor nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar - SPAK, Balluku u rikthye në pushtet nga gjykata kushtetuese muajin e kaluar, duke çuar në protesta të gjera. SPAK ka tentuar t'i heqë imunitetin parlamentar për të lejuar arrestimin, por ky vendim është shtyrë deri më 28 janar.” shkruhet në artikull."/Dosja.al

media britanike pd protesta

Sondazh

Poll