Aktualitet

Aksident në rrugën “Egnatia” në Durrës, përplasen dy automjete dhe plagosen tre persona

 Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

25 Janar 2026, 14:50 Nga E.d
Aksident në rrugën “Egnatia” në Durrës,
Foto ilustruse

DURRËS- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në rrugën “Egnatia” në Durrës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe janë plagosur tre persona. Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në rrugën “Egnatia”, automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Dosja.al

durrës tre persona akside

Sondazh

Poll