25 Janar 2026, 13:45
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë persona për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve. Konkretish për gjykim janë dërguar Hazir Maçit, Lejla Maçit, Çerkez Nikoçit, Ardjan Piranit, Alfred Maçit dhe Endrit Nezaj.
Ata akuzohen se mundësonin kalim të paligjshëm drejt SHBA-ve, duke përdorur dokumente të falsifikuara në këmbim të 35 mijë eurove. Hazir Maçi dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufijve, duke përdorur edhe dy numra telefonikë nga paraburgimi për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij.
Lejla Maçi, bashkëshortja e tij ka marrë pjesë në udhëtimet dhe organizimin e procesit, duke përfshirë edhe vëllain e saj, Ardjan Pirani në menaxhimin e porosive të udhëtimit. Endrit Neziraj i punësuar pranë agjencisë turistike, ka ndihmuar duke i vënë në disposicion foto të dokumentave të dy 2 të huajve, me qëllim Hazir Maçi të mundësonte kalimin e shtetasve të ndryshëm duke përdorur dokumenta model.
Çerkez Nikoçi, i cili ishte , shofer automjeti, ka transportuar dokumente të falsifikuara. Ndërsa Alfred Maçi akuzohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Kjo pasi ai vendoste në dispozicion Hazir Maçit të dhënat e pasaportës/pasaportën e tij Britanike si model për të prodhuar dokumenta të tjera të falsifikuara.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq gjashtë persona për falsifikim dokumentesh dhe ndihmë në kalim të paligjshëm të kufijve, në kuadër të një skeme që synonte drejtimin e shqiptarëve drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundrejt pagesës 35,000 euro.
Të pandehurit janë: H.M., L.M., A.P., C.N., A.M. dhe E.N. Hetimet kanë treguar se H.M., i hetuar më parë për aktivitete të ngjashme, ka organizuar kalimin e disa shtetasve shqiptarë përmes Karaibeve dhe Porto Rikos, duke përdorur dokumente të falsifikuara për të arritur në SHBA dhe Kanada.
“H.M. dyshohet se ka falsifikuar dokumente dhe ka ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufijve, duke përdorur edhe dy numra telefonikë nga paraburgimi për të komunikuar me bashkëpunëtorët e tij.
L.M., bashkëshortja e tij, ka marrë pjesë në udhëtimet dhe organizimin e procesit, duke përfshirë edhe vëllain e saj, A.P., në menaxhimin e porosive të udhëtimit.
E.N., punonjës i një agjencie turistike, ka ndihmuar duke vënë në dispozicion foto të dokumenteve të huaj për prodhimin e dokumenteve false.
C.N., shofer automjeti, ka transportuar dokumente të falsifikuara.
A.M. ka dhënë pasaportën e tij britanike si model për prodhimin e dokumenteve të tjera për kalime të paligjshme.
Prokuroria tha se të pandehurit do të gjykohen për veprat penale të “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe për “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, në rastin e H.M.
Materialet janë dërguar pranë gjykatës për veprime të mëtejshme ligjore.
prokuroria e tiranës shba kanada
Aktualitet
25 Janar 2026, 13:35
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar ditën e sotme 3 persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga policia, pasi u kapën me&n...
Aktualitet
25 Janar 2026, 12:15
E.d
Foto ilustruse
VLORA- Policia ka arrestuar ditën e sotme një 45-vjeçar në Vlorë. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi vodhi gjat&e...
Aktualitet
25 Janar 2026, 10:48
E.d
Foto ilustruse
ANGLI- Media britanike 'The Mirror', i ka kushtuar një artikull protestës kombëtare të opozitës, e cila u zhvi...
Aktualitet
25 Janar 2026, 10:48
E.d
Foto ilustruse
Bashkëpunëtorë të artit, medias dhe biznesit u mblodhën pak ditë më parë, në eventin e prezanti...
Aktualitet
25 Janar 2026, 09:25
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar 18 persona, pas protestës kombëtare të opozitës e cila u zhvillua ditën e djeshme...
Aktualitet
25 Janar 2026, 09:08
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia e Shtetit ka dalë në një njoftim zyrtar, pas protestës kombëtare të opozitës e cila ...
Aktualitet
25 Janar 2026, 08:54
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Një protestues, i cili ka marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës, e cila u...
Aktualitet
25 Janar 2026, 07:33
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës, e cila u zhvillua ditën e djeshme përfundoj me shoqërimin e 23 personav...
Aktualitet
25 Janar 2026, 07:14
E.d
Foto ilustruse
Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro investime të humbura dhe mbi 100 mijë euro mall që n...
Aktualitet
25 Janar 2026, 07:09
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashiko...