Aktualitet

Protesta kombëtare e opozitës/ Fotoreporteri Felix Bilani: Një nga oficerët e policisë hodhi spraj kundrejt meje, e gjithë pamja është e xhiruar

Në lidhje me këtë situatë, ka dëshmuar edhe fotoreporteri Felix Bilani, i cili ka përfunduar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

25 Janar 2026, 14:11 Nga E.d
Protesta kombëtare e opozitës/ Fotoreporteri Felix Bilani: Një
Foto ilustruse

TIRANË- Efektivët e policisë gjatë protestës së djeshme të opozitës kanë përdorur gaz lotsjellës kundrejt protestuesve. As gazetarët dhe stafi i mediave nuk i ka shpëtuar kësaj situate. Në lidhje me këtë situatë, ka dëshmuar edhe fotoreporteri Felix Bilani, i cili ka përfunduar në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e specializuar mjekësore.

Përmes një video, Bilani shihet teksa qëndron në ambulancë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, si pasojë i gazit lotsjellës. Ai shprehet se një nga oficerët e policisë nga makina me top lëshoj spaj kundrejt tij dhe se e gjithë pamja është e xhiruar./Dosja.al

feliks bilani protesta gaz lotsjellës

Sondazh

Poll