Politike

Ivanka Trump në Kryeministri/ Gogu: Trump i ka besuar një miku të vet të mirëpresë vajzën e tij

Gogu tha ndër të tjera se ftesa për Shqipërinë dhe për Ramën ka qenë personale dhe e drejtpërdrejtë nga Presidenti Trump. 

23 Janar 2026, 15:37 Nga E. D
Ivanka Trump në Kryeministri/ Gogu: Trump i ka besuar një miku të
Toni Gogu

TIRANË- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Toni Gogu ka deklaruar se prania e vajzës së presidentit amerikan, Ivanka Trump në Kryeministri përbën një sinjal të fortë politik dhe njerëzor të besimit që Donald Trump, ka ndaj kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin "Top Story", Gogu tha se ftesa për Shqipërinë dhe për Ramën ka qenë personale dhe e drejtpërdrejtë nga Presidenti Trump. Sipas Gogut, nga pikëpamja njerëzore, ky është një akt që flet vetë për nivelin e marrëdhënies mes dy liderëve. 

Ai e cilësoi këtë, si një besim që nuk i jepet lehtë askujt dhe shtoi se prania e Ivanka Trump në Tiranë dhe në Kryeministri bie ndesh me narrativën e opozitës. 

“Presidenti Trump i ka besuar një miku të vet që të mirëpresë vajzën e tij në vendin e tij, në shtëpinë e tij. Sot, vajza e Presidentit amerikan, një nga personat më të afërt të tij në botë, ndodhet me kryeministrin. Faktet tregojnë të kundërtën. Sot kryeministri nuk është i padëshiruar, por i dëshiruar”, deklaroi Gogu./Dosja.al

 

 

toni gogu ivanka trump edi rama donald trump tirane kryeministri

Sondazh

Poll