Politike

Bardhi takon Ministrin gjerman për Europën: Jetike për Shqipërinë lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar

Ndër të tjera, Bardhi shprehet se opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit të bazuar në standarde dhe në meritë.

23 Janar 2026, 15:10 Nga E. D
Bardhi takon Ministrin gjerman për Europën: Jetike për
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka takuar sot ministrin për Europën në Ministrinë e Jashtme Gjermane, Gunther Krischbaum. Me anë të një postimi në Facebook, Bardhi thekson se Integrimi Europian i Shqipërisë duhet të jetë një proces që synon implementimin e standardeve europiane në vend dhe jo të përdoret si justifikim për të mbuluar keqqeverisjen. Ndër të tjera, Bardhi shprehet se opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit të bazuar në standarde dhe në meritë.

Njoftimi i Bardhit:

Kënaqësi takimi me Ministrin per Europën në Ministrinë e Jashtme Gjermane z. Gunther Krischbaum. Integrimi Europian i Shqipërisë duhet të jetë një proces që synon implementimin e standardeve europiane në vend, dhe jo të përdoret si justifikim për të mbuluar keqqeverisjen. Opozita mbështet plotësisht procesin e integrimit të bazuar në standarde dhe në meritë.

Në këtë proces, theksova se mbetet jetike për Shqipërinë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, qeverisja e mirë në dobi të qytetarëve, lufta ndaj korrupsionit dhe lidhjeve të qeverisjes me krimin e organizuar, lejimi i organeve të drejtësisë të bëjnë me integritet dhe pavarësi punën e tyre në përputhje me parimet e shtetit ligjor, si dhe funksionimi demokratik i institucioneve, veçanërisht i Kuvendit të Shqipërisë./Dosja.al

gazment bardhi gunther krischbaum

Sondazh

Poll