Politike

Çështja Balluku në Kushtetuese, Juristi Dervishaj: SPAK dështoi në argumentimin kushtetues

Me anë të një postimi në Facebook, Dervishaj shkruan se SPAK nuk u ngrit në nivel Kushtetues dhe se argumentet e paraqitura vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, dhe jo përpara trupës kushtetuese.

23 Janar 2026, 14:46 Nga I.A

Çështja Balluku në Kushtetuese, Juristi Dervishaj: SPAK

TIRANË- Juristi Bledar Dervishaj ka komentuar seancën e zhvilluar në Gjykatën Kushtetuese, sa i takon kërkesës së Kryeministrit, Edi Rama për vendimin e GJKKO për pezullimin nga detyra të Zv.Kryeministres, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Me anë të një postimi në Facebook, Dervishaj shkruan se SPAK nuk u ngrit në nivel Kushtetues dhe se argumentet e paraqitura vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, dhe jo përpara trupës kushtetuese.

Çështja objekt shqyrtimi përpara Gjykatës Kushtetuese, vijon më tej Dervishaj, nuk ka asnjë lidhje me argumentet e dhëna nga SPAK, ndërsa e mbyll reagimin e tij duke thënë se Prokuroria ka hyrë në një terren që nuk e zotëron dot.

Postimi i Dervishajt: 

Mbrojtja që Prokuroria e Posacme i bëri sot veprimtarisë së saj dhe vendimit të GJKKO-së, nuk u ngrit në nivel Kushtetues, por thjesht dhe vetëm tek rreziku i helmimit/prishjes së provave, etj. Këto lloj argumentesh vlejnë vetëm për gjykatat e zakonshme, por jo përpara trupës kushtetuese.

Çështja obekt shqyrtimi përpara Gj.Kushtetuese ska asnjë lidhje me argumentet e dhëna nga Spak.

Çështja objekt gjykimi është krejt tjetër gjë, terren të cilin SPAK nuk e zotëron dot, pavarësisht se e ka shkelur keq në rastin konkret.

bledar dervishaj

Sondazh

Poll