Politike

"Me Ramën nuk ka asnjë bashkëpunim, ka vetëm betejë"/ Berisha: Do krijojmë komisionet tona për reformën territoriale dhe zgjedhore

Më tej, Berisha theksoi se reformat do ti bëjnë vetë dhe do i paraqesin para mediave dhe qytetarëve. 

23 Janar 2026, 13:10 Nga I.A
"Me Ramën nuk ka asnjë bashkëpunim, ka vetëm
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se me kryeministrin Rama nuk do të ketë asnjë bashkëpunim por vetëm betejë. I pyetur në lidhje me vendimin që ka marrë maxhoranca ditën e djesme, ku ka ndrushuar rregullat te komisioni i reformës territoriale, Berisha u shpreh se ata kanë ndërprerë bashkëpunimin me maxhorancën. 

Më tej, Berisha theksoi se reformat do ti bëjnë vetë dhe do i paraqesin para mediave dhe qytetarëve. 

Pyetje: Ndërkohë që ju kërcënoni qeverinë për rrëzim me protesta, mazhoranca ditën e djeshme ka marrë një vendim për të ndryshuar rregullat e lojës tek komisioni i reformës territoriale. Tashmë nuk do të ketë bashkëkryetar sipas mazhorancës, por do të jetë një rikompozim të komisionit. E njëjta gjë do të ndodhë dhe në Komisionin e reformës zgjedhore, sipas porosisë së Ramës. Ju do të ktheheni në këto dy tryeza. 

Sali Berisha: Ne kemi ndërprerë bashkëpunimin me narkomazhorancën, ne krijojmë komisionet e reformës territoriale me forcat opozitare dhe reformën zgjedhore me forcat opozitare. Me media me të gjitha dhe ne krijojmë, paraqesim para shqiptarëve reformën tonë territoriale.

Pyetje: Pra do ta bëni reformën jashtë parlamentit?

Sali Berisha: Do bëjmë reformën e vërtetë. Janë deputetët tanë që do e bëjnë. Oerd Bylykbashi dhe Luçiano Boçi do të jenë ata që do të kryesojnë komisionet nga ana e PD, sepse do jetë bashkë me opozitën për reformën territoriale dhe reformën zgjedhore. 

Pyetje: Pra në Komisionet që janë në parlament nuk do të shkoni më. 

Sali Berisha: Me Edi Ramën nuk ka asnjë bashkëpunim, ka vetëm betejë.

sali berisha

Sondazh

Poll