Politike

"Nuk mund të besoj mashtrimin e Ramës"/ Berisha: Atij iu ndalua hyrja në sallën historike të themelimit të ‘Bordit të Paqes’

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha hodhi poshtë këtë pretendim, duke theksuar se një justifikim i tillë nuk mund të besohet nga askush.

23 Janar 2026, 13:04 Nga I.A
"Nuk mund të besoj mashtrimin e Ramës"/ Berisha: Atij iu
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama lidhur me mungesën e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke i cilësuar ato si një mashtrim të hapur për opinionin publik.

Gjatë një deklarate për mediat, Berisha hodhi poshtë këtë pretendim, duke theksuar se një justifikim i tillë nuk mund të besohet nga askush.

"Besoj se asnjëri në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Tani, që unë të them këtë, duhet të them që presidenti Amerikan, përdor vizitën e vajzës për të shpëtuar prej tij, mos ta ketë në zyrë.  Por kjo nuk mund të ndodhë kurrë.  Presidenti ka respektin më të madh për vajzën dhe familjen e tij dhe për Edi Ramën e kupton se, është një Ramaduro i vërtetë dhe absolutisht një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të ‘Bordit të Paqes’, ku Edi Rama u ndalua. Në atë sallë historike nuk mund të ishte. E tregoi ai, e tha sinqerisht, dy-tre prej nuk mund të jenë, nuk i honeps dot dhe nga këta 2-3, njëri është Rama, tjetrin e gjejmë më vonë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll