Politike

Berisha: Rama nuk e gëzoi ftesën që i erdhi Shqipërisë, mbeti siç është, i padëshiruar në Europë dhe në botë

Në konferencën e sotme, Berisha u shpreh se reagimi dhe sjellja e Ramës në Parlament pas kësaj ftese treguan izolimin ndërkombëtar të kryeministrit dhe dështimin për ta kthyer atë në një përfitim real për vendin.

23 Janar 2026, 12:56 Nga I.A

Berisha: Rama nuk e gëzoi ftesën që i erdhi Shqipërisë,

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha, ka deklaruar se Kryeministri Edi Rama nuk arriti ta shfrytëzojë ftesën që i erdhi Shqipërisë, duke mbetur i padëshiruar në Europë dhe në botë. Në konferencën e sotme, Berisha u shpreh se reagimi dhe sjellja e Ramës në Parlament pas kësaj ftese treguan izolimin ndërkombëtar të kryeministrit dhe dështimin për ta kthyer atë në një përfitim real për vendin.

"Edi Rama, i cili tundi një ftesë që i erdhi Shqipërisë, nuk e gëzoi dot. Përkundrazi. Mos guxo, nuk do të shoh surratin, ky ishte mesazhi. Dhe vinte në parlament i shpërfytyruar. E patë vetë ju qytetarë, shiheni prapë se si qëndronte i shpërfytyruar. Në një kohë kur mblodhi parlamentin ku të firmoste, të thoshte se parlamenti ratifikoi. Por boja iu tha në penë. Mbeti siç është, i padëshiruar në Europë dhe në botë," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll