Politike

"Shpresa e vetme janë qytetarët e këtij vendi"/ Berisha: Të gjitha institucionet u bënë dje mur për të mbrojtur korrupsionin!

Gjatë një konference shtypi në selinë e PD, Berisha u shpreh se shpresa e vetme janë qytetarët e këtij vendi. 

23 Janar 2026, 12:54 Nga I.A

"Shpresa e vetme janë qytetarët e këtij vendi"/

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj institucioneve të vendit që u bashkuan në Gjykatën Kushtetuese. Gjatë një konference shtypi në selinë e PD, Berisha u shpreh se shpresa e vetme janë qytetarët e këtij vendi. 

"Ndaj dhe dita e djeshme faktoi edhe njëherë të dashur qytetarë dhe qytetare se e vetmja shpresë e këtij vendi, e vetmja shpresë e këtij kombi, e vetmja shpresë e të rinjve dhe fëmijëve shqiptarë jeni ju. Jemi në kilometrin e fundit. Me guxim dhe besim, të vendosur të bëjmë çdo gjë për përmbysjen e këtij regjimi. Nuk ka shok në botë, tëra institucionet bëhen mur korrupsioni. Katër, edhe gjykata me ta. Institucionet më të larta të shtetit. Të turpit. Të kleptokracisë. Të narkoshtetit. Në të gjithë terminologjinë botërore të formave të shtetit, shtetit aktual të sotëm në Shqipëri i përshtatet më shumë se çdo gjë tjetër, shtet i kakistokracisë. Nga greqishtja e lashtë, më i keqi. Dhe ky është më i keqi. Ndaj qytetarë, të bashkojmë forcat dhe t’u tregojmë vendin. Bota po u tregon vendin këtyre në mënyrën më të vendosur," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll