Politike

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin e Britanisë: Krimi i organizuar është shqetësim serioz

Palët riafirmuan partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar, si një shqetësim i përbashkët për të dy vendet.

23 Janar 2026, 12:03 Nga I.A
Kreu i SPAK takohet me ambasadorin e Britanisë: Krimi i organizuar
Klodian Braho dhe Nicholas Abbott

TIRANË- Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, zhvilloi një takim me Kreun e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Klodian Braho, ku u diskutua mbi punën e deritanishme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për këtë institucion.

Palët riafirmuan partneritetin e fortë mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar, si një shqetësim i përbashkët për të dy vendet.

Ambasada Britanike theksoi angazhimin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur përpjekjet e SPAK në forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e kapaciteteve institucionale, në funksion të sigurisë dhe drejtësisë.

Postimi i Plotë:

Ambasadori Britanik Nicholas Abbott u takua me Drejtorin e SPAK-ut, Klodian Braho, për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe mbështetjen e ardhshme të Mbretërisë së Bashkuar për SPAK-un. Të dy riafirmuan partneritetin e fortë midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë, veçanërisht në trajtimin e çështjes së përbashkët të krimit të organizuar serioz.

nicholas abbott klodian braho

Sondazh

Poll