Politike

I doli emri te dosja për hakerimin e SPAK, Anton Martini mohon akuzat: Krejtësisht dashakeqe!

Në ragimin e tij Martini sqaron se pretentimet janë të pavërteta dhe dashakeqëse.

23 Janar 2026, 10:26 Nga I.A

 

I doli emri te dosja për hakerimin e SPAK, Anton Martini mohon akuzat:
Anton Martini

 

TIRANË- Drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini ka reaguar pasi i ka dalë emri në mediat në lidhje me haketimin e sistemit elektronik të SPAK. Në ragimin e tij Martini sqaron se pretentimet janë të pavërteta dhe dashakeqëse. Martini shton se nuk ka marrë, lexuar apo shpërndarë asnjë material të paligjshëm.

“Në lidhje me përmendjen dashakeqe të emrit tim në disa shkrime të publikuara sot, që më lidhin me çështjen e daljes së disa akteve nga email-i i Prokurorisë së Posacme, sqaroj se nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë dijeni për këtë fakt, në asnjë rrethanë. Për këtë arsye, kam kontaktuar edhe prokurorin e çështjes, të cilit i shpreha shqetësimin tim lidhur me këto shpifje të pabazuara. Gjithashtu, si ish-koleg i tyre, shpreh mbështetjen time të plotë për punën dhe integritetin e Prokurorisë së Posacme”, sqaron në reagmin e tij drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini./Dosja.al

anton martini

Sondazh

Poll