Politike

Çështja ‘Balluku’, Prokurori Dritan Prençi: SPAK vlerëson shfuqizimi i masave ndaluese ndaj zv.kryeministres do vinte në rrezik rendin kushtetues

Gjatë fjalës së tij para Gjykatës Kushtetuese, Prençi tha se në rastin e Ballukut, kërkuesi nuk është subjekt i masës së sigurimit dhe për rrjedhojë kërkesa për shfuqëzimin bie ndesh me konceptimin kushtetues të masave të sigurimit.

22 Janar 2026, 13:21 Nga E.d
Çështja ‘Balluku’, Prokurori Dritan Prençi: SPAK
Foto ilustruse

TIRANË- Prokurori i SPAK, Dritan Prençi tha se SPAK vlerëson se shfuqizimi i masave ndaluese ndaj zv.kryeministres do vinte në rrezik rendin kushtetues. Gjatë fjalës së tij para Gjykatës Kushtetuese, Prençi tha se në rastin e Ballukut, kërkuesi nuk është subjekt i masës së sigurimit dhe për rrjedhojë kërkesa për shfuqëzimin bie ndesh me konceptimin kushtetues të masave të sigurimit. Sipas tij, për këtë rast gjykata ka vlerësuar natyrën e detyrës, dhe parandalimin e rreziqeve. 

“Në rastin konkret, kërkuesi nuk është subjekt i masës së sigurimit dhe për rrjedhojë kërkesa për shfuzimin bie ndesh me konceptimin kushtetues të masave të sigurimit. Në vlerësimit tonë, GJK nuk duhet të vlerësojë si supergjykatë e saj pasi çdo ndërhyrje e saj do të cenonte kufijtë kushtetues dhe parimin e ndarjes së pushtetit. Bazuar në këtë vlerësim, kërkohet që çdo vendim për pezullim të respektojë parimin e ligjshmërisë. Në rastin konkret, gjykata ka vlersëuar natyrën e detyrës, dhe parandalimin e rreziqeve. SPAK vlerëson se masa e pezullimit është e ligjshme, e kufizuar pa cenuar mandatin si deputet. Duke respektuar parimet themelore, SPAK vlerëson se në këtë rast vetë rendi kushtetues do të vihej në rrezik nga një shfuqizimin i mundshëm i masave ndaluese pasi personi në fjalë është marrë e pandehur. “, u shpreh ai./Dosja.al

dritan prençi spak belinda balluku

Sondazh

Poll