Politike

“Hetimi mund të zgjasë”/ Kuvendi për pezullimin e Ballukut: Na bllokohet puna nga masa e GJKKO

Gjatë fjalës së saj në seancën në Kushtetuese, Arbi u shpreh se pezullimi mund të arrijë deri te shkarkimi dhe kështu cënohen kompetencat e institucionit. 

22 Janar 2026, 11:04 Nga I.A
“Hetimi mund të zgjasë”/ Kuvendi për pezullimin e
Mimoza Arbi

TIRANË- Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi ka deklaruar se pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave krijon bllokadë. Gjatë fjalës së saj në seancën në Kushtetuese, Arbi u shpreh se pezullimi mund të arrijë deri te shkarkimi dhe kështu cënohen kompetencat e institucionit. 

"Vendimi krijon një konfuzion juridik në lidhje me statusin e akteve. Dekreti i presidentit për emërimin e ministrit, janë akte kushtetuese që prodhojnë efekte juridike të plota. Në lidhje me vendimin e GJKKO u bë në mungesës së një baze kushtetuese. Kjo mungesë nuk është zbarazëti ligjore, por zgjidhje e qëllimshme bërë nga Kushtetuta. Pezullimi i një anëtari të Këshillit të Ministrave krijon bllokadë. Përmes pezullimit, ndalohet pjesëmarrja e ministrit në Këshillin e Ministrave. Kjo gjendje është i ngjashëm si shkarkim. Ky pezullim është pa afat, pasi është i kushtëzuar nga afati i hetimit. Ky mund të jetë i barabartë dhe me një mandat të qeverisë. Duke pranuar që pezullimi arrin deri te shkarkimi, Kuvendi pretendon se cënohet kompetencat e këtij institucioni. Ne mbështesim kërkesën e Kryeministrit drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe pranimin e kësaj kërkese,” tha ajo./Dosja.al

mimoza arbi

Sondazh

Poll