Politike

Mandati i Ballukut në Kushtetuese/ Kuvendi: Çdo masë kalon nga ne!

Gjatë fjalës së saj në Kushtetuese, Arbi ka deklaruar se deputeti nuk mund të arrestohet as nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit personal pa miratim paraprak nga Kuvendi.

22 Janar 2026, 10:38 Nga I.A
Mandati i Ballukut në Kushtetuese/ Kuvendi: Çdo masë kalon nga
Mimoza Arbi

TIRANË- Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi ka deklaruar se çdo masë e vendosur nga gjykatat duhet që të kalojë nga Kuvendi. Gjatë fjalës së saj në Kushtetuese, Arbi ka deklaruar se deputeti nuk mund të arrestohet as nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit personal pa miratim paraprak nga Kuvendi.

"Vendimi i GJKKO, ku ka vendosur pezullimin e ministrit janë nxjerrë në kushtet e ndalimit kushtetues. Neni 103, pika 3, parashikon se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e Kuvendit. Deputeti nuk mund të pengohet në ushtrimin e funksioneve. Deputeti nuk mund të kontrollohet, ndalohet apo të ndiqet penalisht pa pëlqimin e Kuvendit. Deputeti nuk mund të arrestohet as nuk mund t’i nënshtrohet kontrollit personal pa miratim paraprak nga Kuvendi," tha Arbi./Dosja.al

mimoza arbi

Sondazh

Poll

Politike 22 Janar 2026, 10:05 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur. Në seanca pritet që të ratifikohet marrëveshja për aderimin e Shqi...