Politike

Çështja Balluku në Kushtetuese, përfaqësuesja e Kryeministrisë: Nuk është një ankim individual, gjykata penale nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër

Në fjalën e saj përfaqësuesja e Kryeministrisë Jona Qosja ka deklaruar në Kushteuese se ka deklaruar se ankimimi i kryeministrisë nuk ka të bëjë me objektin e procedimit penal por me marrëdhëniet mes tre pushteteve.

22 Janar 2026, 10:26 Nga I.A

Çështja Balluku në Kushtetuese, përfaqësuesja e

TIRANË- Seanca për mandatin e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese ka nisur. Në fjalën e saj përfaqësuesja e Kryeministrisë Jona Qosja ka deklaruar në Kushteuese se ka deklaruar se ankimimi i kryeministrisë nuk ka të bëjë me objektin e procedimit penal por me marrëdhëniet mes tre pushteteve. Sipas Qoses, gjykata penale nuk ka të drejtë të pezullojë një ministër, pasi është ndërhyrje e një pushteti në pushtetin tjetër.

“Ky nuk është një ankim kushtetues individual, nuk kanë të bëjnë më objektin e procedimi penal, por kanë të bëjmë me marrëdhëniet mes tre pushteteve. A ka të drejtë gjykata penale të pezullojë nga detyra një ministër? Ne vlerësojmë se jo, megjithëse argumentet i përkasin çështjes në themel. GJKKO duke pezulluar ministrin ka pezulluar vendimmarrjen e ministrit, pasi nuk mund të propozojë asnjë projekt akt.

Pezullimi e detyron kryeministrin që të propozojë shkarkimin e ministrit të ri dhe të propozojë një ministër të ri. Nuk mund të mohohet se masa e sigurimi penal sjell pasoja në veprimtarin e Këshillit të Ministrave dhe kryeministrit. Nëse këto pasoja janë të devijueshme apo jo, kjo i përket themelit të çështjes”, tha perfaqesusja e kryeministrisë./Dosja.al

Sondazh

Poll

Politike 22 Janar 2026, 10:05 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur. Në seanca pritet që të ratifikohet marrëveshja për aderimin e Shqi...