Miratohet procedura e përshpejtuar për “Bordin e Paqes”/ Peleshi shtyn seancën: Të mblidhet Komisioni për Punët e Jashtme!
kuvendi i shqiperise TIRANË- Kërkesa e grupit parlamentar të PS për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për fte...
Në deklaratën për mediat pas votimit në Kuvend, Berisha tha se procedura e ndjekur, është një akt që shkel në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës.

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se procedura e përshpejtuar për 'Bordin e Paqes' po përdoret për të mbuluar seancën që po mbahet në Kushtetuese për mandatin e Belinda Ballukut. Në deklaratën për mediat pas votimit në Kuvend, Berisha tha se procedura e ndjekur, është një akt që shkel në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës.
"Një sqarim, kjo që shihni ju nuk është procedura e përshpejtuar. Kjo që shihni këtu është një akt që shkel në mënyrë flagrante nenet e Kushtetutës, që përcaktojnë afatin e një procedure të përshpëjtuar që nuk mund të jetë kurrë më e shkurtër se sa një javë. Këta nuk kanë Kushtetutë, nuk kanë ligj, nuk kanë moral. Edhe njëherë, kjo nuk është procedura e përshpejtuar. Për çdo shqiptar, duhet ta ketë të qartë se procedura e përshpejtuar e këtij parlamenti është e përcaktuar me nene kushtetuese, të cilat e ndalojnë zhvillimin e saj më shpejt se një javë nga iniciativa. Në këtë kontekst, arsyet e kësaj që ndodhi janë të shumta, por para së gjithash është grushti i shtetit që po konsumon Edi Rama me Gjykatën Kushtetuese, e cila sot për turpin e saj vendos për të shtyrë më tej mbrojtjen e Lubi Ballukut dhe zhvlerësuar kërkesën e prokurorisë speciale për pezullimin dhe arrestimin e saj.
Pra, kemi të bëjmë me një akt kuverturë për grushtin e shtetit që po bën Edi Rama në mbrojtjen e vetes së tij de facto. Qytetarët duhet ta dinë se në tre rreshta të dosjes së Lubisë, dy janë për Edi Ramën. Qytetarët duhet ta dinë se në dëshmitë e Gerond Meçes dhe të tjerë, në tre rreshta për Mirlindën e AKSHI-t, dy janë për Lindën e Surrelit, Lindën e kunatit të florinjtë. Kunati i florinjtë është Armand Frangu, që merrte qindra milionë euro nga AKSHI edhe në kushte të rrëmbimit të rivalëve të tij në tendera. Pra, këto që ndodhin janë një përpjekje për të zgjatur jetën, por unë kam bindjen më të thellë se qytetarët shqiptarë, ditën e shtunë në ora 5 do t’i japin përgjigjen më të merituar kreut të organizatës kriminale dhe vetë organizatës," tha Berisha./Dosja.al
kuvendi i shqiperise TIRANË- Kërkesa e grupit parlamentar të PS për shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar për fte...
Foto nga takimi VLORË- Ivanka Trump dhe kryeministri Shqipërisë, Edi Rama darkuan mbrëmjen e shkuar në Orikum, ndërsa m&...
Mimoza Arbi TIRANË- Drejtoresha e shërbimit juridik të Kuvendit, Mimoza Arbi ka deklaruar se çdo masë e vendosur nga gjykat...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi drejtuesin e seancës dhe mazhorancë...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për arsyet me...
TIRANË- Seanca për mandatin e Belinda Ballukut në Gjykatën Kushtetuese ka nisur. Në fjalën e saj përfaqësuesja e Kryem...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se vendi ynë do të ketë një rol...
Taulant Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se ftesa për Bordin e Paqes nga Presidenti Don...
TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur. Në seanca pritet që të ratifikohet marrëveshja për aderimin e Shqi...
Belinda Balluku TIRANË- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka njoftuar se n...