Politike

Kuvendi mblidhet për ratifikimin e Bordit të Paqes/ Bardhi: Po shkelni Kushtetutën me procedurën

Bardhi deklaroi se opozita është kundër shqyrtimit të përshpejtuar të projektligjit për ratifikimin e 'Bordit të Paqes' duke e cilësuar këtë proces si një tjetër shkelje flagrante të rregullave themelore të shtetit të së drejtës.

22 Janar 2026, 10:36 Nga I.A
Kuvendi mblidhet për ratifikimin e Bordit të Paqes/ Bardhi: Po shkelni
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, akuzoi drejtuesin e seancës dhe mazhorancën për shkelje të hapur të rregullores parlamentare. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi theksoi se mbledhja e Kuvendit është thirrur në kundërshtim me rregulloren, pa njoftimin e detyrueshëm paraprak.

Bardhi deklaroi se opozita është kundër shqyrtimit të përshpejtuar të projektligjit për ratifikimin e 'Bordit të Paqes' duke e cilësuar këtë proces si një tjetër shkelje flagrante të rregullave themelore të shtetit të së drejtës.

“Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe i kërkojmë presidentit që të japë miratimin që të hyjë në fuqi menjëherë. Kjo marrëveshje që ne miratojmë pas 12 orëve, hyn në fuqi pas 35 ditëve. Na thoni, ku e ke i urgjencën? Ndërkohë që kemi shansin të respektojmë Kushtetutën. Gjatë kësaj jave i kërkojmë miratimin Preidentit që të na japë autorizimin që ligji të hyjë në fuqi dhe e bëjmë efektive benda një jave. Zbatoni Kushtetutën dhe e bëjmë efektive marrëveshjen brenda 7 ditëve. Pse duhet të shkelni rregulloren/ ne jemi kundër kërkesës për procedurë të përshpejtuar,” tha ai./Dosja.al

gazment bardhi seance plenare 22 janar 2026

Sondazh

Poll

Politike 22 Janar 2026, 10:05 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur. Në seanca pritet që të ratifikohet marrëveshja për aderimin e Shqi...