Politike

"Vota do jetë test i konfirmimit të marrëdhënieve me SHBA"/ Balla: Vendi ynë rol aktiv në Bordin e Paqes

Gjatë fjalës në Kuvend, Balla e quajti ftesën si një vlerësim historik për Shqipërinë dhe i kërkoi opozitës që t’i bashkohet mazhorancës në votim.

22 Janar 2026, 10:22 Nga I.A
"Vota do jetë test i konfirmimit të marrëdhënieve me
Taulant Balla

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka deklaruar se vendi ynë do të ketë një rol aktiv në Bordin e Paqes. Gjatë fjalës në Kuvend, Balla e quajti ftesën si një vlerësim historik për Shqipërinë dhe i kërkoi opozitës që t’i bashkohet mazhorancës në votim.

"Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme do të bëjë prezantimin e plotë të kësaj karte dhe përfaqësimin e Shqipërisë nga Kryeministri Edi Rama, duhet ta dimë rëndësinë e fillimit sa më parë të punës së këtij Bordi, ku Shqipëria do të përfaqësohet nga Kryeministri Edi Rama. Pikërisht në këtë frymë, Shqipëria jonë është ftuar të jetë, jo më si dikur, si një vëzhguese, por si një bashkë-arkitekte themeluese të një organizmi të ri ndërkombëtar për paqe.

Vota sot do të jetë një test tjetër i konfirmimit të marrëdhënieve me SHBA-në dhe që ne nuk kemi ndasi me njëri-tjetrin. Shpresoj të jetë një votë unanime e të gjithë deputetëve të Kuvendit. Fakti që Shqipëria ftohet si anëtare themeluese, i jep vendit ton një rol aktiv në Bordin e Paqes. Ky besim nuk është i rastësishëm, por i një udhëheqje të një politike të jashtme të suksesshme. Opozita nuk ftohet për të votuar një parti, nuk po votojmë një mazhorancë apo opozitë, por votohet për Shqipërinë," tha Balla./Dosja.al

taulant balla seance plenare 22 janar 2026

Sondazh

Poll

Politike 22 Janar 2026, 10:05 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur. Në seanca pritet që të ratifikohet marrëveshja për aderimin e Shqi...