Politike

Shqipëria e në Bordin e Paqes/ Bardhi: Pse kjo urgjencë? Balla të kërkonte ndjesë për gënjeshtrat që tha

Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi tha se kreu i grupit të PS Taulant Balla kishte dy ndjesa që duhet t’i kërkonte shqiptarëve përpara se të bënte propagandë.

22 Janar 2026, 10:32 Nga I.A
Shqipëria e në Bordin e Paqes/ Bardhi: Pse kjo urgjencë? Balla
Gazment Bardhi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Edi Rama për arsyet me urgjencën për ratifikimin e marrëveshjes për Bordin e Paqes. Gjatë fjalës në Kuvend, Bardhi tha se kreu i grupit të PS Taulant Balla kishte dy ndjesa që duhet t’i kërkonte shqiptarëve përpara se të bënte propagandë.

Bardhi më tej ka evidentuar edhe shkeljet procedurale mes kërkesës së dorëzuar nga Këshilli i Ministrave dhe Grupi i PS lidhur me projektligjin për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes.

"Së pari besoj se shqiptarët e dëgjuan hartimin e kolegut, por nuk dëgjuan ku është nxitimi i Shqipërisë për të mbyllur këtë proces sot. Në 10 minuta nuk u shpjegua urgjenca e shqyrtimit të këtij projekt ligji. Mendova se do të vinit këtu e do ta niste fjalën duke kërkuar ndjesë për faktin se Rama e ka konsideruar Trump si turpi i njerëzimit, i vetmi lider botëror që i është drejtuar presidentit të SHAB me këtë gjuhë.

Deklaratë që vë në rrezik sigurinë dhe marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, me Shtetet e Bashkuara. Të kërkonte ndjesë kur tha herën e kaluar që Rama ishte i vetmi lider në Ballkan që ishte ftuar, dhe u detyrua presidentja e Kosovës ta nxirrte ashtu siç është, gënjeshtar. Ndaj me dy ndjesa të munguara në këtë foltore nuk mund të vihet e të bëhet propagandë. Nuk mund të tallesh me SHBA dhe presidentin e saj. Për t’u kthyer në kërkesën tuaj, e para është ajo e Këshillit të Ministrave që duhet me rregull të kishte ardhur para kërkesës së grupit të PS ku kërkohej procedurë e përshpejtuar," tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi seance plenare 22 janar 2026

Sondazh

Poll

Politike 22 Janar 2026, 10:05 I.A

Nis seanca plenare në Kuvend

TIRANË- Seanca plenare ditën e sotme ka nisur. Në seanca pritet që të ratifikohet marrëveshja për aderimin e Shqi...