Politike

Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, zbardhet pr.ligji: Miratimi nuk sjell efekte financiare në këtë fazë

Në projektligj thuhet se karta garanton ruajtjen e sovranitetit të shteteve anëtare, duke parashikuar se asnjë dispozitë e saj nuk i jep Bordit juridiksion brenda territorit të një shteti anëtar dhe as nuk e detyron një shtet anëtar të marrë pjesë në një mision specific ndërtimi paqeje pa pëlqimin e shprehur të shtetit.

21 Janar 2026, 22:22 Nga E. D

Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes, zbardhet pr.ligji: Miratimi

TIRANË- Kuvendi do të shqyrtojë të enjten në seancën plenare marrëveshjen e ratifikimit të pranimit të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Bordin e Paqes.

Në projektligj thuhet se karta garanton ruajtjen e sovranitetit të shteteve anëtare, duke parashikuar se asnjë dispozitë e saj nuk i jep Bordit juridiksion brenda territorit të një shteti anëtar dhe as nuk e detyron një shtet anëtar të marrë pjesë në një mision specific ndërtimi paqeje pa pëlqimin e shprehur të shtetit.

Sipas draftit të qeverisë, karta përbëhet nga 13 krerë që rregullojnë krijimin dhe funksionimin e tij. Gjithashtu thuhet se çdo shtet anëtar ka një mandat trevjeçar nga data e hyrjes në fuqi të Kartës, subjekt i rinovimit nga Kryetari i Bordit të Paqes.

“Shtetet mund të përfaqësohen në Bord nga Kreu i shtetit ose Kreu i qeverisë. Karta garanton ruajtjen e sovranitetit të shteteve anëtare, duke parashikuar se asnjë dispozitë e saj nuk i jep Bordit juridiksion brenda territorit të një shteti anëtar dhe as nuk e detyron një shtet anëtar të marrë pjesë në një mision specific ndërtimi paqeje pa pëlqimin e shprehur të shtetit.

Ky afat trevjeçar nuk zbatohet për shtetet anëtare, të cilat kontribuojnë më shumë se një miliard dollar amerikanë (1 000 000 000 USD) në fonde monetare (“cash”) brenda vitit të parë nga hyrja në fuqi e Kartës”, thuhet në projektligj./Dosja.al

kuvendi bordi i paqes

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll