Politike

Qeveria miratoi dje aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes! Ja çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend

Sot pritet që në seancë plenare, kuvendi ta ratifikojë kërkesën.

22 Janar 2026, 08:14 Nga D.S

Qeveria miratoi dje aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes! Ja

TIRANË-  Qeveria ka miratuar dje marrëveshjen për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën. Sot pritet që në seancë plenare, kuvendi ta ratifikojë kërkesën.

Sipas dokumentit zyrtar, marrëveshja është miratuar në parim nga Këshilli i Ministrave me vendimin nr.45, datë 21 janar 2026, dhe parashikon që vendi ynë i përfaqësuar nga kryeministri Edi Rama, të bëhet pjesë e këshillit themelues të Bordit të Paqes. Ndërkohë, rendi i ditës së sotme do vijojë si më poshtë:

“Neni 44, pika 3, të Rregullores së Kuvendit.
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së
Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.

(Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83, pika 1 dhe 2, dhe nenit 121, pika 1, të

Kushtetutës, si dhe neneve 55, 73-77 të Rregullores, shumicë absolute votash për miratim)

-Pyetje

-Shprehet nismëtari

-Shprehet Komisioni përgjegjës për Europën dhe Punët e Jashtme

-Diskutime”./Dosja.al 

 

Qeveria miratoi dje aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes! Ja

bordi i paqes shqiperia ne bordin e paqes

Sondazh

Poll