Politike

Berisha: PD ka qëndruar e vërtetë me qytetarët, edhe kur vendimet janë të dhimbshme

Në takimin me strukturat e PD-së të njësisë numër 2, Berisha u shpreh se PD ka administruar në tetë vite 30 miliardë euro.

21 Janar 2026, 19:08 Nga E.d
Berisha: PD ka qëndruar e vërtetë me qytetarët, edhe kur
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se PD ka qëndruar e vërtetë me qytetarët, edhe kur vendimet janë të dhimbshme. Në takimin me strukturat e PD-së të njësisë numër 2, Berisha u shpreh se PD ka administruar në tetë vite 30 miliardë euro.

Lideri i opozitës tha se gjatë kohës kur PD ishte në pushtet u dyfishuam rroga dhe pensione dhe kishte një luftë të hekurt kundër korrupsionit. Gjithashtu ai pohoi se u ndërtuan 11 mijë kilometra rrugë. 

Sali Berisha: Përsëri, ne ramë në 1997-ën. Sepse bëmë gabimet tona, pa diskutim. Bëmë gabime por nuk i kishim, nuk i njihnim, edhe kjo është e provuar, ne s’njihnim skemat piramidale. E vërteta. Megjithatë, në atë situatë, prapë ne mbajtëm të vërtetat. Cilat? Së pari, qeveria nuk i kishte ndërtuar ato. Së dyti, meqenëse qytetarët, propaganda i bindi se qeveria i ka marrë paratë e tyre, vendimi ynë ishte shumë i drejtë: të dalim nga pushteti, të lëshojmë pushtetin. Të dalim në opozitë. Shqiptarët ta kuptojnë, ta marrin vesh se nuk është prekur asnjë qindarkë e tyre nga qeveria.

E dhimbshme kjo. Vendim i dhimbshëm. Por prapë duhej. Ne nuk mund të qeverisnim njerëz që besonin se u kishim futur duart në xhepat e tyre. Çfarë ndodhi? Katër vite. Katër vite përpjekje të jashtëzakonshme, primitive, të Partisë së Krimit për ta zhdukur ne. Qindra akuza. Krime kundër njerëzimit, çfarë nuk bënë. Kurse ne u bëmë çdo ditë më të fuqishëm. Dhe në vitin 2021 ne fituam zgjedhjet. Ata na i morën. Por, na i morën, por, ne bëmë avokatinë e votës. Ne ia zumë në fyt kafshatën. Dhe u detyruan, u detyruan, pasi u tha Parlamenti Europian se nuk jua njohim parlamentin, s’ka dalë nga vullneti i shqiptarëve, të bëjnë kompromisin që u bë.

Pra, jo vetëm që ne nuk u zhdukëm siç dëshironin, kur e filluam tek ajo ndërtesë, 30 vetë në oborr. 40 bëheshin pas pesë ditësh dhe me radhë. Po u ngritëm. U ngritëm të vërtetat që besojmë. U ngritëm sepse qëndruam të vërtetë me shqiptarët. Kur rivali im, yni, u tha atyre se do ju shpërblej çdo qindarkë të humbur, do ju kthej... Jo u thamë ne. Ajo s’mund të bëhet. Sepse çfarë do të thotë? Do të thotë të marrësh paratë e atij që s'ka vendosur një qindarkë në skema dhe të t'i japë ty. Po kjo është pamoral. Kjo përbën në rrafshin moral një krim, e të tjerë e të tjerë.

Ai nuk ktheu një qindarkë, qytetarët na votuan ne. Pra, pse i kujtoj unë këto? I kujtoj këto sepse ne jemi forcë politike vendimesh të dhimbshme. Por i kemi marrë ato në emër të një morali. Në emër të një parimi. Në mënyrë që të jemi të vërtetë me qytetarët shqiptarë. Kjo është historia. Morëm pushtetin. Përsëri transformim të jashtëzakonshëm të vendit.

Miq, kemi një problem, duhet ta dimë. Një problem serioz. Korrupsionin nuk kemi arritur që të krijojë zemërimin e madh të qytetarit. Nuk kemi, po të shihni, të flasim hapur me ju, po të shihni studimet e vërteta, nuk e pëlqejnë, por nuk është ai reagim që duhet të jetë. Dhe këtu është një defekt i yni, duhet ta pranojmë. Duhet të mos lodhemi. Duhet të mos lodhemi të shpjegojmë. Se ç'do të thotë. A kishte korrupsion gjatë qeverisjes sonë? Po. Po kishte një luftë të hekurt kundër korrupsionit.

Dhe për secilin prej jush, dy të dhëna. Ne administruam në tetë vite 30 miliardë euro. Ne ishim parti e taksave të ulëta. Dhe do jemi gjithmonë. Kanë administruar në 12 vite, 67 miliardë euro. Dyfishuam rroga dhe pensione. Mbi dyfishuam rrogat. Dyfishuam pensionet. Ndërtuam 11 mijë kilometra rrugë. Ja ku janë të gjitha. Një mijë e sa shkolla, kopshte. Shqipëria, në Shqipëri pothuaj interneti nuk ekzistonte. Arritëm Shqipërinë dixhitale. Pra, në ato tetë vite ne bëmë që Shqipëria kurrë të mos ishte ajo që ka qenë./Dosja.al

sali berisha pd qytetarë

Sondazh

Poll