Politike

Afera “5D”, Gjykata e Posaçme zbut masën e sigurisë për Taulant Tushën, lihet në arrest shtëpie

Mësohet se Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. 

21 Janar 2026, 18:09 Nga E. D
Afera “5D”, Gjykata e Posaçme zbut masën e sigurisë
Taulant Tusha

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka zbutur masën e sigurisë për të besuarin e Erion Veliajt, Taulant Tusha. Mësohet se Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masa e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. 

Kush është Taulant Tusha?

Taulant Tusha ka qenë pjesë e PS-së që nga dita e parë e pushtetit. Fillimisht Tusha mbante postin e Drejtorit të Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë për Çështje Sociale dhe Rinisë, të drejtuar nga Erion Veliaj asokohe. Por sapo Veliaj u zgjodh kryebashkiak i Tiranës, Tusha u emërua Drejtor i Punëve Publike në Bashki. Pas kësaj Tusha ka drejtuar dhe Bordin Drejtues të Ujësjellësit të Tiranës. Por në vitin 2016, në momentin që u krijua Komisioni për koncesionin e mbetjeve, tusha ishte i dërguari i Veliajt. 

Kallëzimet penale kundër Tushës

Taulant Tusha është kallëzuar penalisht për çështjen e inceneratorit të Tiranës, nga përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Hetimor Parlamentar, të ngritur për aferën e Djegësve. Po ashtu, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka Taulant Tushën në listën prioritare të të kallëzuarve për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Gjithashtu, përfaqësues të opozitën kanë kallëzuar Taulant Tushën, si një ndër personat përgjegjës për faturën e fryrë financiare për ndërtimin e shkollës së mesme “Sami Frashëri”./Dosja.al

Sondazh

Poll