21 Janar 2026, 19:02
Nga E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot se Partia Demokratike është forca e idealeve që ringrihet gjithmonë për lirinë dhe Shqipërinë. Gjatë një takim me strukturat e Partisë Demokratike të njësisë numër 2, Berisha u shpreh se PD me idealet e saj ndau, përmbysi epoka dhe sisteme.
Ai tha se opozita ja doli që në vendin e diktaturës më ekstreme, hiperkolektivizmit më ekstrem, të ndërtojmë rendin demokratik, institucionet e shtetit demokratik, ekonominë e tregut.
Sali Berisha: Mirëmbrëma dhe një përshëndetje të përzemërt, një mirënjohje të pakufishme ndaj jush, demokrateve e demokratëve të lagjes 2. Të gjithë demokratëve e demokratëve të Tiranës, qytetareve e qytetarëve të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë. Të dashur drejtues, të degës së Partisë Demokratike numër 2, Jorida, zonja kryetare, Belind, Enri, Mimoza, të gjithë sa jeni këtu. Është kënaqësi e veçantë të takohem me ju dhe takohem me ju me shpresë dhe besim të plotë. Sepse, në 35 vite, kur ndalim dhe vështrojmë pas, ne vijmë këtu si njerëz të idealeve.
Si njerëz që sakrifikuam për idealet më të larta, më fisnike të njeriut. Për lirinë e individit, për votën e lirë, për iniciativën e lirë, për atdhedashurinë, për Shqipërinë. Sakrifikuam për familjen. Pra, ne jemi njerëz të cilët jemi udhëhequr dhe kemi mbrojtur të vërtetat më të mëdha të një shoqërie, të vërtetat më të mëdha të një individi. Ky është realiteti, kjo ka qenë përcaktuese në mbijetesën tonë. Ne u krijuam në një terren më armiqësorin që mund të ishte. Në një terren që opozita ishte një mallkim. Por ne ia dolëm. Ia dolëm jashtë çdo parashikimi.
Që në atë terren, në vendin e diktaturës më ekstreme, hiperkolektivizmit më ekstrem, të ndërtojmë rendin demokratik, institucionet e shtetit demokratik, ekonominë e tregut. Dhe ajo që është shumë e veçantë në këtë arritjen tonë: ne ia dolëm në një kohë kur, në agun e këtyre ndryshimeve, ne pothuaj nuk dinim asgjë për to. Por ne mësuam. Ne të vendosur të kthejmë në jetë idealet tona, ne arritëm në katër vite një transformim epokal të Shqipërisë. Me idealet tona, ne ndamë epoka. Përmbysëm epoka, sisteme.
Dhe mbi të gjitha, ne çështjen kombëtare shqiptare, një çështje e tradhtuar në mënyrë më antishqiptare, një çështje që përbënte një nga padrejtësitë më të mëdha historike të Europës, ne guxuam. Javën e parë, ne u thamë shqiptarëve dhe botës, se për ne, çështja kombëtare do të jetë Ylli ynë Polar. Në rast se ne nuk do thonim, nuk do shpallnim këtë, ne nuk duhet të ekzistonim, nuk meritonim të ekzistonim. Pra, që në themelim, ne morëm përsipër mision, misione të mëdha. Dhe e vërteta është që ka qenë misioni ynë. Ka qenë misioni ynë për Shqipërinë, ka qenë misioni ynë për lirinë.
Ajo bën që sa herë menduan që ne u zhdukëm, të ngrihemi si feniksi nga hiri. Ajo që bën që ne të transformojmë në mënyrë epokale Shqipërinë. Miq, ne u përmbajtëm këtyre të vërtetave, nuk i lëshuam ato. Të shpallje ti në vitet '90 se çështja kombëtare është Ylli ynë Polar, në një kohë kur fqinjët tanë kishin kthetrat të gjithë në çështjen shqiptare, automatikisht shpallje një armiqësi me të gjithë ata që i kishin kthetrat në këtë çështje.
Po ne do ta bënim atë. Sepse në qoftë se, thashë edhe njëherë, ne do përfaqësonim interesin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Pra, këto të vërteta që mbrojtëm, ky mision, u shndërrua dhe në forcën jetike të Partisë Demokratike./Dosja.al
sali berisha opozita shqipëri
Politike
21 Janar 2026, 18:55
E. D
Monika Kryemadhi
TIRANË- Monika Kryemadhi ka deklaruar se ajo gjithnjë ka qenë ‘pa filtra’ kur vjen puna për të t...
Politike
21 Janar 2026, 18:25
E. D
VLORË- Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim me vajzën e Presidentit amerikan,...
Politike
21 Janar 2026, 18:07
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Në Kuvend ditën e nesërme do të zhvillohet seanca parlamentare, për të&nb...
Politike
21 Janar 2026, 18:09
E. D
Taulant Tusha
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka zbutur masën e sigurisë për të besuarin e Erion Veliajt, Taulant Tusha. M&e...
Politike
21 Janar 2026, 18:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i 'Shqipëria Bëhet', Adriatik Lapaj ka deklaruar ditën e sotme se Gjykata dënoi penalisht Agron S...
Politike
21 Janar 2026, 18:01
E. D
Irena Gjoka
TIRANË- Shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për hetimet dhe verifikimet e kryera ndaj gjyqtares së GJKKO-së...
Politike
21 Janar 2026, 17:42
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- E ngarkuara me punë Nancy VanHorn, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministren e Shëndetësi...
Politike
21 Janar 2026, 17:35
E. D
Këshilli i Ministrave
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka publikuar vendimet e miratuara, pas mbledhjes së sotme. Mësohet s...
Politike
21 Janar 2026, 17:31
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të prefektit të qarkut Durrës, Emiljan J...
Politike
21 Janar 2026, 17:12
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka bërë me dije se deri në orën 16:40 të ditës s...