Politike

Shkresa për Irena Gjokën mbërrin në KLGJ, Prokuroria e Përgjithshme përfundon hetimet: Vendimi i gjykatës greke është autentik

Në raportin e saj, Prokuroria e Përgjithshme theksoi se vendimi i Gjykatës së Greqisë është autentik dhe Gjoka nuk e kishte deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit kur kaloi procesin e Vettingut dhe përzgjedhjes në GJKKO. Ndërkohë materialet e prokurorisë për Gjokën i kalojnë komisionit për zhvillimin e karrierës.

21 Janar 2026, 18:01 Nga E. D
Shkresa për Irena Gjokën mbërrin në KLGJ, Prokuroria e
Irena Gjoka

TIRANË- Shkresa e Prokurorisë së Përgjithshme për hetimet dhe verifikimet e kryera ndaj gjyqtares së GJKKO-së, Irena Gjoka, për fshehjen e një dënimi të marrë në Greqi për veprën e falsifikimit shumë vite më parë, ka mbërritur në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Në raportin e saj, Prokuroria e Përgjithshme theksoi se vendimi i Gjykatës së Greqisë është autentik dhe Gjoka nuk e kishte deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit kur kaloi procesin e Vettingut dhe përzgjedhjes në GJKKO. Ndërkohë materialet e prokurorisë për Gjokën i kalojnë komisionit për zhvillimin e karrierës.

Çfarë shkruhej në mediat greke? 

Vendimi i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, trupa e 23-të, tre anëtarëshe, në seancën e datës 27 tetor 2004, gjykoi kërkesën e Irena Manekut, kërkesë për revokim mase të non gratës, kundër shtetit grek, për arsye se iu ndalua hyrja në Kakavijë.

Kjo gjyqtare quhet Irena Shpata si mbiemër i vajzërisë, por që nga viti 2011 përdor mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, Gjoka. Ndërsa në atë kohë përdorte mbiemrin e bashkëshortit të saj të parë Maneku. Me bashkëshortin e saj të parë kishte tentuar të futej në Greqi me datë 24 dhjetor 2002, nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë, duke përdorur një vizë të falsifikuar konsullore, përsa i përket afatit dhe duke u përpjekur të paraqitej si vorio epiriote. Pas këtij falsifikimi rmri i ssj u fut në listën e personave të padëshëruar të sistemit Shengen. Iu ndalua hyrja për 10 vite për arsye sigurie publike. Dhe të dhënat e saj së bsshku me shenjat e gishtave u depozituan në bazën përkatëse të të dhënave.

Pak muaj më vonë me 13 shkurt 2003, Irena Maneku u përpoq të futej sërish në Greqi nëpërmjet Kakavijës. Iu ndalua hyrja për arsye të sigurisë publike ngaqë figuronte në listën e të padëshiruarve të zonës Shengen dhe iu dha asaj shkresa përkatëse.

Menjëherë pas kësaj ajo iu drejtua Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Athinë, kundër vendimit të dëbimit. Me vendim të cilin ne e botojmë, kërkesa e saj iu dërgua, Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Janinë, e cila rrëzoi kërkesën e Manekut.

Në vitin 2019 Irena Maneku duke përdorur mbiemrin e bashkëshortit të saj të dytë, bëri kërkesë me emrin Irena Gjoka, për t’u bërë anëtare e Gjykatës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Për këtë gjykatë ka kritere ndaluese për këdo ndaj të cilit ka pezull një proces gjyqësor, ka një dëbim, ndalim hyrjeje në një vend të tretë si dhe regjistrim të emrit në bazën e të dhënave Shengen për probleme ligjore./Dosja.al

irena gjoka

Sondazh

Poll