Politike

VanHorn takim me ministren e Shëndetësisë: Teknologjia amerikane mund të përmirësojë cilësinë e shërbimit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada amerikane në Tiranë, ndau detaje nga bisedimet.

21 Janar 2026, 17:42 Nga E.d
VanHorn takim me ministren e Shëndetësisë: Teknologjia amerikane
Foto ilustruse

TIRANË- E ngarkuara me punë Nancy VanHorn, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mirëqenies sociale Evis Sala. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ambasada amerikane në Tiranë, ndau detaje nga bisedimet.

Në reagimin e saj thuhet se ato shqyrtuan, se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane, mund të përmirësojnë ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik për të gjithë.

Reagimi:

“Në takimin e tyre të parë zyrtar, e Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Evis Sala diskutuan se si inovacioni dhe transparenca mund të transformojnë kujdesin shëndetësor. Ato shqyrtuan se si kompanitë farmaceutike dhe teknologjia amerikane mund të përmirësojnë ofrimin dhe cilësinë e shërbimeve të shëndetit publik për të gjithë”, shkruan në reagimin e postuar në Facebook ambasada amerikane në Tiranë./Dosja.al

nancy vanhorn evis sala ambasada amerikane

Sondazh

Poll