Politike

Vendimet e Qeverisë/ Lirohen nga detyra Prefektët e qarkut të Durrësit dhe Korçës, ja kush i zëvendëson (EMRAT)

Gjithashtu në këtë mbledhje është liruar nga detyra Prefekti Nertil Jole në Korçë dhe në vend të tij është emëruar Florinda Zegullaj.

21 Janar 2026, 17:31 Nga E. D
Vendimet e Qeverisë/ Lirohen nga detyra Prefektët e qarkut të
foto ilustruese

DURRËS- Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme lirimin nga detyra të prefektit të qarkut Durrës, Emiljan Jani dhe zëvendësimin e tij. Në vend të Janit është emëruar, Adrian Gurra dhe vendimi hyn në fuqi menjëherë pas të betohet në Fletoren Zyrtare.

Gjithashtu në këtë mbledhje është liruar nga detyra Prefekti Nertil Jole në Korçë dhe në vend të tij është emëruar Florinda Zegullaj. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

2. Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

vendimet e qeverisë prefektët e qarkut të durrësit prefektët e qarkut të durrësit korces

Sondazh

Poll