20 Janar 2026, 19:17
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh se mediat sulmojnë opozitën sepse qeveria u fal toka dhe u jep koncesione. Gjatë fjalës së tij në takimin e mbajtur në njësinë 4, Berisha deklaroi se Rama është një armik i votës së lirë.
Lideri demokrat u ndal edhe tek projekti i Portit të Durrësit, për të cilin tha se ishte pasuria publike më e çmuar e shqiptarëve. Sipas Berishës, port tani bëhet porti i Edi Ramës.
”Ju keni qenë, në tërësi shqiptarët, dhe jeni në një agresion barbar mediatik. Barbar! Imagjinoni ju. Pronari i mediave, t'i marrim t'i analizojmë. Pronari i mediave merr tokën që pronar fisnik tiranas, ia kanë lënë komunitetit për të ndërtuar gjimnaz. 50 mijë banorë lagjja, pa gjimnaz. Dhe ata ia dhurojnë, bëhen disa së bashku, ia dhurojnë.
Në planin e kryeqytetit, në planin urbanistik përcaktohet gjimnaz. Këtë tokë, me katër vendime nominale me emër, i jepet Carlo Bolinos në mënyrë që ai, nga mëngjesi gjer në darkë, të fabrikojë gënjeshtra, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra për ju.
Është kjo e tëra? Jo. Keni dëgjuar ju një Llagami aty, që ishte kryetare e KLGJ-së. Familja e saj kishte një copë të asaj toke. Po familje të tjera? S’ishte e vetme. Dëgjoni se është interesante. Nuk ishte e vetme ajo, ishin 5-6 familje, aty ishin 4 mijë e sa metër tokë. Ajo, zonja patronazhiste, zonja rilindase, merr kompensimin e tokës 3 milionë euro.
Po nga i mori? Nga paratë tuaja. Taksat tuaja. Merr 3 milionë euro. Kurse Carloja e merr tokën me 1 euro. E merr tokën me 1 euro. Pse? T'ju mashtrojë, t'ju mashtrojë dhe vetëm t'ju mashtrojë ju. Të glorifikojë të keqen. Të sulmojë gjithë ditën opozitën. Në fakt, kjo është 90% e mediave. A e dini ju se jo në një, por në tre bordero firmosin mashtruesit profesionistë që kalojnë nga një studio në studio tjetër, banalistët, vetëm e vetëm se si të mashtrojnë qytetarët, vetëm e vetëm si t'i thurin lavdi qeveritarëve hajdutë.
Në këto kushte jemi ne. Në një situatë dramatike. Por, thashë dhe njëherë, ne ia dolëm ta nxjerrim atë para të gjithë botës se çfarë përfaqëson ai. Një armik i votës. Ia dolëm të faktojmë me dokumente se hajdut si ky nuk ka toka. Miq, ju keni dëgjuar këto djegësin e Tiranës 130 milionë, tuneli i Llogarasë 190 milionë është në fakt, aeroporti i Vlorës 140 milionë, e të tjera e të tjera.
Po a e dini ju që porti i Durrësit shkon 4 miliardë? Porti i Durrësit u them unë ju, ishte pasuria publike më e çmuar e shqiptarëve. Më e çmuara. Porti i Durrësit nuk ishte vetëm një pasuri të themi e patundshme, jo. Ai ndikonte në kuletën, në xhepin, në konton e gjithsecilit prej jush. Pse? Sepse ai është në një pozicion ideal për vendin. Ai port, nga Fieri gjer në Lezhë, ka distancat më të shkurtra në shpërndarjen e mallrave. Çmimet më të ulëta pra në transport.
Çfarë ndodh? Ai port tani bëhet porti i kriminelit Edi Rama. Ai port, vetëm trojet, toka truall 1 milion e 200 mijë metër katror, i shkon të paktën 3 miliardë euro. 12 mijë apartamente ndërtohen aty. Gjashtë hotele me 5 dhe 6 yje. Marina më e madhe në rajon.
Kush i ndërton ato? Ai arabi i përrallave të 1001 netëve? Ai ka thënë unë do investoj 70 milionë, gjithsej. Po të tjerat kush i investon? Të tjerat i investon Edi Rama me kartelët e drogës. Dhe e vërteta është, që kurrë ndonjëherë në histori, kurrë besoj s'mund të ketë vjedhur një vend siç po e vjedh ky me portin. Pastaj, porti i ri do ndërtohet i tëri me taksat tuaja. Deklarojnë me dhjetëra herë se do e ndërtojë privati. Asnjë privat! Do ndërtohet me buxhetin e shtetit, me taksat tuaja.” tha Berisha./Dosja.al
sali berisha opozita takim
Politike
20 Janar 2026, 19:08
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posacme Irena Gjoka rezulton e d&eum...
Politike
20 Janar 2026, 19:03
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se diktatura nuk rrëzohet me votë. Gjatë fjal&eu...
Politike
20 Janar 2026, 18:48
E. D
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur për diktaturën autoritare të instaluar në vend ng...
Politike
20 Janar 2026, 18:44
E. D
Ilir Alimehmeti
TIRANË- Ilir Alimehmeti ka deklaruar se se shqiptarët duhet të dalin në shesh në 24 janar dhe t’i ...
Politike
20 Janar 2026, 17:01
E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogave të gjyqtarëve, ka përfunduar, pas gati 7 or...
Politike
20 Janar 2026, 16:27
E. D
Gjykata Kushtetuese
TIRANË- Gjykata Kushtetuese ka reaguar, pasi seanca plenare për çështjen e rrogave të gjyqtarëve nuk u...
Politike
20 Janar 2026, 16:23
E.d
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka komentuar seancën e cila po mbahet në Gjykatën Kushtetuese për pagat e gjyqtar...
Politike
20 Janar 2026, 15:51
E. D
Andis Salla
KORÇË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpuni...
Politike
20 Janar 2026, 15:46
E. D
Erion Veliaj
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar sot një kallëzim penal pranë Prokurorisë së J...
Politike
20 Janar 2026, 15:33
E. D
Partia Demokratike
TIRANË- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posacme, përfundimin pa vonesa...