Politike

“Prokuroria e Përgjithshme provoi dënimin e gjyqtares Irena Gjoka”/ Grupi Parlamentar i PD shkresë zyrtare KLGJ dhe ILD: Nuk mund të vazhdojë të qëndrojë në detyrë sepse cënohet interesi publik

Në përfundim, opozita thekson se për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese të drejtësisë dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në punën Tuaj. 

20 Janar 2026, 19:08 Nga E. D
“Prokuroria e Përgjithshme provoi dënimin e gjyqtares Irena
Partia Demokratike

TIRANË- Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posacme Irena Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek dhe një fakt të tillë e ka fshehur në formularët e vetdeklarimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, të zbatojnë Kushtetutën dhe Ligjin, duke konstatuar mbarimin e statusit të saj si magjistrate dhe largimin nga detyra.

Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, theksohet se përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit. Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të KLGJ dhe ILD, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor.

Në përfundim, opozita thekson se për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së institucioneve kushtetuese të drejtësisë dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në punën Tuaj. Në shkresë citohen në mënyrë të plotë dispozitat kushtetuese dhe dispozitat e 3 ligjeve të miratuara me shumicë të cilësuar, që ndalojnë një gjyqtar të dënuar me vendim të formës së prerë që të ushtrojë funksionin e gjyqtarit./Dosja.al

 

irena gjoka partia demokratike

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll