Politike

Rama flet nga Brukseli: Nesër dita e madhe për Shqipërinë (VD)

16 Shkurt 2020, 19:53 Nga DOSJA
Rama flet nga Brukseli: Nesër dita e madhe për Shqipërinë

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ka folur para takimit me Presidentit e Këshillit Evropian, duke thënë se pret diskutime të frytshme për metodologjinë e re të zgjerimit të BE. Më tej në fjalën e tij Rama shprehet se nesër është një ditë e madhe për Shqipërinë pasi do zhvillohet konferenca e donatorëve.

Të gjithë u ulën paksa me vështirësi sot në Bruksel, kështu që është një lloj sinjali se mbërritja do jetë e lehtë. Por, në të njëhtën kohë i jemi shumë mirënjohës Presidentit të Këshillit të ri Evropian dhe të gjithëve këtu që po bëjnë shumë përpjekje për t’i dhënë shtysë procesit. Në të njëjtën kohë, jemi shumë të interesuar të shohim dhe të diskutojmë metodologjinë e re, e cila shpresoj që do rëzultojë një platformë mirëkuptimi brenda shteteve anëtare.

Po kështu, për ne, Shqipërinë, nesër është dita e madhe, sepse kemi konferencën e donatorëve për përballimin e situatës pas tërmëtit dhe po shpresoj shumë se do të gjejmë mjaftueshëm solidaritet e mështetje për të ecur përpara me rindërtimin”, u shpreh kreu i qeverisë.

Sot në mbrëmje, liderët nga gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen me Presidentët Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe Kryeministrin Kroat Plenković dhe Përfaqësuesin e Lartë Borrell, në një bisedë informale për të përgatitur samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në në Zagreb në maj të këtij viti.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në bruksel konferenca e donatoreve metodologjia e re e zgjerimit takimi informal be ballkan edi rama në bruksel konferenca e donatoreve metodologjia e re e zgjerimit takimi informal be ballkan

Sondazh

Poll