Politike

Gazment Bardhi sulmon Ramën pas mbrojtjes që i bëri Dakos: Ke frikë, hodhe në kosh DASH-in (VD)

16 Shkurt 2020, 17:16 Nga DOSJA
Gazment Bardhi sulmon Ramën pas mbrojtjes që i bëri Dakos: Ke

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar sot pas deklaratave të Ramës se ai është mik me Vangjush Dakon, edhe sikur ky i fundit të dënohet.  Në një postim në mediat sociale Bardhi shkruan se këmbëngulja e Ramës për të mbrojtur Dakon, është frikë. Sipas tij Rama është kreu i bandës dhe Dako një anëtarë që mund të pendohet.

Bardhi më tej shton se “para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit”

“Këmbëngulje e Edi Ramës për të mbrojtur Vangjush Dakon nuk është vetem arrogancë. Është frikë! Është frika e kreut të bandës, se mos anetarët e bandës pendohen dhe, për të shpëtuar nga burgu, i hanë kokën shefit!

Para frikës së humbjes së pushtetit kriminal dhe pasurimit të paligjshëm, para frikës së drejtësisë, Edi Rama hedh në kosh edhe Departamentin Amerikan të Shtetit, që ka shpallur non grata mikun e tij Vangjush Dako, me të cilin ai mban pushtetin në qarkun e Durrësit. Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Anija e tij po mbytet!”, shkruan Gazment Bardhi.

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë i ftuar në emisionin “Opinion” mbrojti Vangjush Dakon duke thënë se e ka dhe do e ketë mik gjithmonë. Rama po ashtu tha se nuk ia vendos Departamenti Amerikan i Shtetit listën e miqve, pasi Dako është shpallur “non grata” në SHBA. Dako është përfshirë në përgjigjet e bandës së Avdylajve dhe nga PD është akuzuar se ka blerë vota në zgjedhjet lokale të vitit 2017.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike banda e avdylajve edi rama gazment bardhi vangjush dako banda e avdylajve edi rama gazment bardhi vangjush dako

Sondazh

Poll