Politike

Basha me familjet pronare të Tiranës: PD detyrim të pashlyer t’i japë zgjidhje çështjes së pronave

16 Shkurt 2020, 19:15 Nga DOSJA
Basha me familjet pronare të Tiranës: PD detyrim të pashlyer

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës në selinë blu. Më një postim në mediat sociale, Basha ka postuar foton nga takimi dhe shkruan se PD e ka “detyrim të pashlyer t’i japë zgjidhje problemit të pronave”, duke u bërë një premtim publik atyre.

Sonte në mbrëmje prita për një bashkëbisedim të hapur disa përfaqësues të familjeve pronare të Tiranës. PD ka detyrimin e pashlyer ti japë zgjidhjen e munguar dhe përfundimtare problemit të pronarëve, dhe unë jam personalisht i angazhuar për ta bërë atë realitet”, shkruan Basha.

Kreu i PD prej ditësh ka bërë publike strategjinë e re të komunikimit, ku po takohet me grupe interesi të ndryshme me siglën #PotëDëgjoj. Basha shkruan se ai dëgjon të gjitha hallet e qytetarëve dhe atyo do zgjidhen kur ai të vijë në pushtet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha me familjet pronare lulzim basha po te degjoj basha me familjet pronare lulzim basha po te degjoj

Sondazh

Poll