Politike

Takimi informal me liderët e BE, Rama: Fokusi tek Konferenca e Donatorëve, mini-Shengeni s’ka ende mbështetje këtu (VD)

16 Shkurt 2020, 17:37 Nga DOSJA
Takimi informal me liderët e BE, Rama: Fokusi tek Konferenca e

BRUKSEL- Sot në mbrëmje, liderët nga gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor janë  takuar me Presidentët Charles Michel dhe Ursula von der Leyen, si dhe Kryeministrin Kroat Plenković dhe Përfaqësuesin e Lartë Borrell, në një bisedë informale për të përgatitur samitin BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet në në Zagreb në maj të këtij viti.

Udhëheqësit e Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë do të jenë në Bruksel për konferencën e donatorëve ndërkombëtare për Shqipërinë, që zhvillohet në nesër në Komisionin Evropian. Qëllimi i konferencës është të ndihmojë mbështetjen e përpjekjeve të rindërtimit në Shqipëri pas tërmetit që goditi vendin nëntorin e kaluar.

Para takimit ka folur Presidenti i Këshillit Evropian dhe u shpreh se sot është një mundësi e vendeve të Ballkanit Perëndimor që të tregojnë prespektivën Evropiane. Nga ana tjetër Rama ka folur si para dhe pas takimit, ku ka treguar detaje se çfarë është diskutuar. Kryeministri për mediat tha se është diskutuar për Konferencën e Donatorëve dhe për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor. 

Takimi informal përgatitor pason një vizitë të parë të Presidentit Michel në Shqipëri dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe botimin e një propozimi të Komisionit për një metodologji të re në lidhje me procesin e zgjerimit.

Komisioni Evropian ka miratuar pak ditë më parë një propozim për të çuar përpara procesin e pranimit në BE, duke e bërë atë më të besueshëm, me një drejtues më të fortë politik, më dinamik dhe të parashikueshëm. Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, pas diskutimeve të brendshme komentoi vendimin dhe tha se ‘zgjerimi i Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor është një përparësi kryesore për Komisionin’. Metodoligjia e re mbështet në tre shtylla kryesore, një drejtues të fortë politik, një proces dinamik dhe proces më të parashikueshëm.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama në bruksel metodologjia e re e zgjerimit takimi informal be ballkan edi rama në bruksel metodologjia e re e zgjerimit takimi informal be ballkan

Sondazh

Poll